Të premten në Itali humbën jetën nga koronavirusi 969 persona. Kjo është shifra më e larta ditore e shënuar nga një vend prej fillimit të shpërthimit të COVID-19.
Tashmë Italia numëron mbi 9.134 vdekje dhe 86,498 raste të konfirmuara personash bartës të virusit. Për nga numri i të prekurve Italia ka tejkaluar Kinën, vendin ku e ka zanafillën pandemia. Ndërsa Italia ka pësuar pothuajse dy herë më shumë vdekje se çdo vend tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të rasteve në botë.
Të premten, përpara se të publikoheshin të dhënat, kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë tha se numri i të infektuarve me koronavirus në Itali nuk e ka arritur ende kulmin. Ai paralajmëroi se masat kufizuese në mbarë vendin mund të zgjaten përtej 3 prillit.
voa