Gjatë 24 orëve të fundit prej 351 testeve të realizuara në vendin tonë, 18 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Me rastet e fundit numri i të infektuarve në vend shkon në 617.
Përndryshe prej sot hynë në fuqi masat e reja të lëvizjes së qytetarëve. Prej të Hënën deri të Premten, ora policore fillon nga ora 16:00 deri në 05:00, ndërsa për fundjavë prej të Premtes në ora 16:00 deri të Hënën në ora 05:00.