Covid-19, dy viktima dhe 49 raste të reja në Maqedoni

covid-mkdAlsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit prej 586 testeve të realizuara, 49 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 760.

Sipas vendbanimeve prej 49 rasteve të reja, 13 raste janë regjistruar në Shkup, 14 në Kumanovë, 6 në Shtip, 8 në Prilep, 6 në Veles, 1 në Gostivar dhe 1 në Koçani.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima, një në Kumanovë dhe një në Prilep, numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 34.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>