Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë bërë 362 teste, prej të cilëve 29 kanë rezultuar pozitivë me këtë virus. Fatkeqësisht 4 persona kanë ndëruarr jetë edhe atë në Klinikën Infektive në Shkup kan ndërruar jetë 2 pacientë nga Prilepi, 1 grua e moshës 55-vjeçare dhe një burrë 84-vjeçar. Në Prilep, në shtëpinë e saj ka ndërruar jetë edhe 1 e moshuar 69-vjeçare, e cila ka qenë e infektuar me sëmundjen COVID-19. Viktima e 4 është nga qyteti i Koçanit, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 81.
Numri i të shëruarve edhe ditën e premte ka shënuar rritje. Me 69 raste e reja, numri i të shëruarve nga koronavirusi ka arritur në 807 ndërsa pozitivë janë 606 persona.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se nga 1 maji ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskave si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Çdo person që nuk respekton masën do të dënohet me nga 20 euro, ndërsa kompanitë që nuk do të respektojnë masat për mbrojtje personale do të dënohen deri më 2,000 euro.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për ndalimin e 50 personave që nuk kanë respektuar ndalesën për lëvizje gjatë orëve të fundit dhe 42 prej tyre janë arrestuar dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.