Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 292 persona të dyshuar dhe janë konfirmuar 13 raste të reja me Covid-19 edhe atë në : Kumanovë-1, Prilep-3, Tetovë-3 dhe Manastir-1. gjithashtu njoftoi se edhe 2 persona kanë humbur jetën nga Covid-19.
Kanë ndërruar jetë: një pacient i moshës 55 vjeç, nga Prilepi i cili ishte hospitalizuar në spitalin “8 shtatori” prej më 22 prill dhe në spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë një pacient i hospitalizuar prej më 4 maj.
44 pacientë janë të shëruar, edhe atë në Shkup-5, Kumanovë-12, Prilep-9, Manastir-2, Kvadar-1 dhe Negotinë-2.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 arrin në 1,539, numri i të shëruarve 1,057, ndërsa kanë ndërruar jetë 88 persona. Deri më tani numri i rasteve aktive është 394.