Covid-19: 17 raste të reja, 2 të vdekur dhe 16 persona të shëruar

covid-19Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të shkuara janë bërë  460 teste dhe janë regjistruar 17 raste të reja të personave të infektuar me covid-19 .

6 të infektuar janë regjistruar në Tetovë, 3 në Shkup , 3 në Prilep,  2 në Veles, 2 në Kumanovë dhe 1 në Manastir.

Fatkeqësisht, sot janë regjistruar edhe 2 viktima. Një pacient të  moshës 89 vjeçare nga Shkupi  ka ndërruar jetë në klinikën e Shkupit, ku ishte e shtrirë prej 4 majit dhe një pacient të moshës 72 vjeçare nga Velesi,  ka ndërruar jetë në spitalin e Shkupit, ku ishte i shtrirë prej 15 prillit.

16 pacientë janë shëruar.

Sipas këtyre të dhënave numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me covid 19, arriti në 1740, 1251 pacientë janë shëruar, 97 kanë vdekur, ndërsa momentalisht numri i pacientëve aktiv është 392.

Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara janë regjistruar edhe 6 raste të reja dhe numri aktiv i pacientëve arriti në 68 që do të thotë se Tetova u rendit e dyta.

Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive :

1. Shkupi me 134 raste aktive

2. Tetova me 68 raste aktive

3. Prilepi me 63 raste aktive

4. Velesi me 49 raste aktive

5. Kumanova me 43 raste aktive

lista vazhdon me qytetet e tjera ku numri i rasteve aktive bie ndër 10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>