Covid-19: 22 raste të reja, 1 të vdekur dhe 16 persona të shëruar

Ministria e ShendetesiseMinistria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të shkuara janë bërë  462 teste dhe janë regjistruar 22 raste të reja të personave të infektuar me covid-19 .

9 të infektuar janë regjistruar në Shkup , 6 në Tetovë, 4 në Prilep,  1 në Veles, 1 në Kumanovë dhe 1 në Ohër.

Një paciente e moshës 79 vjeçare nga Shkupi  ka ndërruar jetë në spitalin e Shkupit, ku ishte e shtrirë prej  13 majit me simptoma të Covid-19.

16 pacientë janë shëruar.

Sipas këtyre të dhënave numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me covid 19, arriti në 1762, 1267 pacientë janë shëruar, 98 kanë vdekur, ndërsa momentalisht numri i pacientëve aktiv është 397.

Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara përsëri janë regjistruar edhe 6 raste të reja dhe numri aktiv i pacientëve arriti në 74. Më 09.05.2020 në territorin e Tetovës kishte 53 raste aktive me covid-19 .

Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive :

1. Shkupi me 134 raste aktive

2. Tetova me 74 raste aktive

3. Prilepi me 65 raste aktive

4. Velesi me 48 raste aktive

5. Kumanova me 44 raste aktive

lista vazhdon me qytetet e tjera ku numri i rasteve aktive bie ndër 10.

Deri më tani janë bërë gjithsejt 21.010 testime për covid-19 (që nuk nënkupton persona të testuar)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>