Sipas versionit jo zyrtar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të arrestuarit e pak ditëve më parë do të përfundojnë në Gjykatën e Krimeve të Rënda si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, i cili rezulton si i përfshirë në trafikun ndërkombetar të drogës, referuar një materiali tepër sekret që ka dërguar shteti gjerman.Një burim i tha Top Channel se kokaina, e cila u sekuestrua ne laboratorin e fshatit Xibrake ne Elbasan, ka ndjekur linjen Turqi- Bullgari- Maqedoni, e konkretisht ne Struge, e mandej nepermjet dy pikave kufitare ka hyre ne Shqiperi.
Sasia prej 100 kilogramësh e kokaines se perziere, shpjeguan burimet jo zyrtare, ishin të tretura kryesisht ne rroba femijesh, te cilat bliheshin ne Turqi nepermjet nje kompanie te nenkontraktuar nga grupi i trafikanteve.
Me pas ato shpelaheshin ne punishte ku kondensohej kokaina. Hetimet tregojne se zberthimi i ketij rrjeti droge ka nisur ne muajin tetor 2014, atehere kur Gjykata e Mynihut ka derguar nje leterporosi per te mbajtur nen kontroll shtetasin Ilir Hyseni.
Per kete, ne vijim te veprimeve hetimore speciale dhe teper sekrete, autoritetet kane vezhguar dhe ndjekur hyrjen ne Shqiperi te tre ngarkesave me droge per te cilat shteti gjerman ka këmbëngulur qe te lejohet derisa te zbulohet i gjithe grupi dhe baza ku ajo perpunohej.
Gjate vezhgimeve dhe pergjimeve, thane pjesetare te grupit hetimor, u mesua se ne nje episod eshte përdorur si transportues shtetasi Arjan Dalipi nga Elbasani. Nderkohe, qe shfaqen mjaft aktivë në kete proces trafiku shtetasit Gentjan Gjonaj 43 vjeç dhe Ermal Hoxha 40 vjeç dhe per te dy ata ka dyshime se kane rolin e financuesit.
Burimet thane se per dy nga 11 te ndaluarit perkatesit shtetasit Fatmir Hoxha dhe Egest Dankesi eshte kerkuar lirimi i tyre i menjehershem, pasi nuk rezultojne te implikuar ne rrjet.
Dy shtetasit kolumbianë, sipas te njejtave burime te besuara, Cezar Avila dhe Valter Huan Moreno, rezultojnë se kane hyre ne Shqiperi duke deklaruar se jane turiste. Ata kanë hyrë në Shqipëri në daten 8 nentor 2014 nga pika e kalimit kufitar te Kakavijes me nje automjet me pronesi te shtetasit me inicialet V.GJ., dyshohet se jane ne rolin e laboranteve apo thene ndryshe te specialisteve qe bejne veçimin e droges nga rrobat dhe tharjen e saj.
Pjesëtarë të grupit të hetimit thanë se grupi do ta trafikonte drogen nepermjet pikes se kalimit kufitar te Durresit, nepermjet nje kompanie tjeter qe merrej me tregti mineralesh drejt Italise. Te pakten kjo e dhene del nga pergjimet ambientale te te dyshuarve.
Sidoqofte, ajo qe thone burimet eshte se te dyshuarit si pjesetare te grupit kriminal ishin maft te kujdesshem ne komunimet telefonike, derisa sa gjithçka eshte saktesuar nga nje pergjim ambiental ne nje restorant në Elbasan, ky disa nga te dyshuarit duke drekuar kane folur edhe per pazaret e droges.
Nderkohe qe ende nuk thuhet se kur kishte nisur ky biznes dhe kush ishte personi qe e zoteronte pronesine mbi te.
/ Top Channel