COVID-19, 5.2 milionë të prekur nga infeksioni në mbarë botën

covid19Të shtunën në të gjithë botën u regjistruan më shumë se 5.2 milionë të infektuar nga COVID-19 dhe më shumë se 338 mijë të vdekur.

SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e infeksionit me 1.6 milionë raste ndjekur nga Rusia me rreth 336 mijë të infektuar.

Sipas drejtorit të programit për emergjencat në OBSH, Michael Ryan, në një farë mënyre Amerika e Jugut mund të konsiderohet epiqendra e re e sëmundjes duke shtuar se vendi më i prekur deri tani është qartësisht Brazili.

Në Brazil numërohen rreth 330 mijë të prekur nga virusi. Kili, Meksika dhe Peruja gjithashtu kanë shënuar një rritje të qëndrueshme të numrit të infeksioneve. Në SHBA sipas gazetës “New York Times” të paktën 161 fëmijë në Nju Jork janë prekur nga një sindrom misterioz i lidhur me koronavirusin.

Nju Jorku, epiqendra e shpërthimit të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, duket të jetë gjithashtu dhe epiqendra e kësaj sëmundjeje që i ka marrë jetën të paktën tre fëmijëve.

Gazeta njofton se në një laborator publik po zhvillohen “testime intensive” të mostrave të indeve të marra nga një prej fëmijëve që ka humbur jetën. Mjekët dhe shkencëtarët e shtetit të Nju Jorkut po kryejnë gjithashtu hetime rreth sëmundjes.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>