
Në spitalin “8 Shtatori”ndërroi jetë një paciente nga Struga (56 vjeçare) e cila u pranua në spital më 21 maj si e dyshimtë për covid-19 , është konfirmuar pozitiv pas pranimit në spital.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 26 pacientë të rikuperuar.
- Shkup 12 – Tetovë 11 – Kumanovë 2 – Gostivar 1
Deri më tani, në vend janë kryer gjithësej 31 187 teste për covid-19. Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera në 24 orët e kaluara, 127 teste janë brenda skriningut. Testet u kryen në kopshtet në Shkup dhe institucionet gerontologjike dhe nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv të covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2391, numri i pacientëve të rikuperuar është 1595, numri i të ndjerëve është 141, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 655.
Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 14 raste të reja dhe kemi 11 të shëruar, numri i pacientëve aktiv me covid-19 është 86.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive :
- Shkup – 928, aktiv 338 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Tetovë – 231, aktive 86 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë)
- Prilep – 212, aktiv 30 (me 75.132 banorë)
- Velesi – 132, aktiv 29 (me 54.384 banorë)
- Kumanova – 469, aktive 55 (me 109.228 banorë)
- Shtip – 104, aktiv 69 (me 43.625 banorë)
- Struga – 84, aktive 12 (me 65.801 banorë)
- Ohër- 23, aktiv 6 (51.591 banorë)
- Manastir – 28, aktiv 3 (me 91.983 banorë)
- Gostivar – 29, aktiv 8 (111.252 banorë)
- Kërçova – 3, aktiv 1 (me 56.937 banorë)
- Dibra – 51, aktiv 0 (me 20.863 banorë)