Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit sipas informatave të deritashme janë realizuar 854 teste dhe janë regjistruar 111 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 63 – Shtip 12 – Kumanovë 11 – Koçani 9 – Tetovë 8 – Gostivar 3 – Veles 3 – Ohër 1 dhe Kriva Pallanka 1.
Gjatë 24 orëve u regjistruan 2 viktima, në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ndërroi jetë një paciente 53-vjeçare nga Struga dhe një pacient 80-vjeçar nga Prilepi.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 6 pacientë të rikuperuar në – Tetovë 4 – Manastir 1 dhe Prilep 1.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 3025, numri i pacientëve të rikuperuar është 1646, numri i të ndjerëve është 153, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 1226.
Në bazë të dhënave, duket sikur virusi pëson një zbritje dhe se kulmi ishte më 5 qershor.
- Covid 19: 111 raste të reja, 2 të vdekur dhe 6 persona të shëruar 7 Qershor, 2020
- Covid 19: 125 raste të reja, 2 të vdekur dhe 8 persona të shëruar 6 Qershor, 2020
- Covid 19: 180 raste të reja, 2 të vdekur dhe 11 persona të shëruar 5 Qershor, 2020
- Covid 19: 120 raste të reja, 2 të vdekur dhe 16 persona të shëruar 4 Qershor, 2020
- Covid 19: 101 raste të reja, 4 të vdekur dhe 10 persona të shëruar 3 Qershor, 2020
- Covid 19: 76 raste të reja, 1 të vdekur dhe 26 persona të shëruar 2 Qershor, 2020
- Covid 19: 89 raste të reja, 7 të vdekur dhe 17 persona të shëruar 1 Qershor, 2020
- Covid 19: 62 raste të reja, 2 të vdekur dhe 17 persona të shëruar 31 Maj, 2020
- Covid 19: 35 raste të reja, 5 të vdekur dhe 19 persona të shëruar 30 Maj, 2020
Ndërsa sot, në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 8 raste të reja dhe kemi 4 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me covid-19 është 119.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive :
- Shkup – 1264, aktiv 658 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Kumanova – 556, aktiv 140 (me 109.228 banorë)
- Shtip – 174, aktiv 136 (me 43.625 banorë)
- Tetovë – 281, aktiv 119 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë)
- Velesi – 144, aktiv 30 (me 54.384 banorë)
- Gostivar – 50, aktiv 29 (111.252 banorë)
- Prilep – 218, aktiv 27 (me 75.132 banorë)
- Struga – 98, aktive 25 (me 65.801 banorë)
- Ohër- 31, aktiv 14 (51.591 banorë)
- Manastir – 30, aktiv 3 (me 91.983 banorë)
- Kërçova – 3, aktiv 1 (me 56.937 banorë)
- Dibra – 52, aktiv 1 (me 20.863 banorë)
Përndryshe vazhdon ndalesa për lëvizjen e qytetarëve ne cila përfundon të hënën (08.06.2020) në ora 05:00.