Një tërmet tjetër është ndjerë në Tiranë. Lëkundja ka qenë e fortë por e shkurtër. EMSC bën me dije se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë afër Durrësit në detin Adriatik. Ndërkohë shkalla e këtij tërmeti ka qenë 4.5 rihter.
Thellësia e tërmetit ka qenë 2 km, dhe raportohet se është ndjerë në disa qytete.
Lëkundje tërmeti janë regjistruar edhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë. Këto lëkundje janë regjistruar në Thumanë, Durrës dhe zonat përreth.
Ndërkohë, maginduta e tyre varionte nga 1.6 deri në 2.6 ballë të shkallës rihter.
“Sipas infove paraprake nga IGJEUM, lëkundjet me magnitudë 4.3 të shkallës rihter me epiqendër në Gjirin e Lalzit.” kjo është deklarata zyrtare e bërë nga ministria e Mbrojtjes për sa i përket lëkundjes së fundit të të tërmetit që u ndje pak më parë në Durrës, Tiranë dhe zonat përreth.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale, apo viktima. Ndërkohë edhe gjatë natës në vendin tonë ka pasur lëkundje sizmike të herëpashershme.
Top Channel