Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1173 teste dhe janë regjistruar 134 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 97 – Tetovë 11 – Resnje 7 – Kumanovë 5 – Strugë 3 – Krushevë 2 – Kërçovë 2 – Manastir 1– Veles 1 – Prilep 1 – Negotinë 1 – Vallandovë 1 – Kavadarci 1 dhe Kratovë 1.
Gjatë 24 orëve u regjistruan 8 viktima, 5 nga Shkupi, 2 nga Tetova dhe 1 nga Kumanova:
-Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup ndërroi jetë një pacient 68-vjeçar nga Shkupi i hospitalizuar 6 qershor, një paciente 65-vjeçare nga Shkupi e hospitalizuar 13 qershor dhe një paciente 76-vjeçare nga Shkupi e hospitalizuar 7 qershor. – Në Spitalin “8 Shtatori ” në Shkup, ndërroi jetë një paciente 77-vjeçare nga Shkupi e hospitalizuar më 10 qershor dhe një pacient 77-vjeçar nga Shkupi i hospitalizuar prej 6 qershorit. – Në spitalin e Tetovës dy pacientët që vdiqën më 13 qershor, një pacient 67-vjeçar dhe një paciente 71-vjeçare u vërtetuan postmortum pozitiv me covid19, me këta raste të vdekjeve, numri i personave që kanë ndërruar jetë u rrit në 201.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 34 pacientë të rikuperuar në – Kumanovë 23 – Shkup 6 – Prilep 2 – Veles 2 dhe Tetovë 1.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 4289, numri i pacientëve të rikuperuar është 1757, numri i të ndjerëve është 201 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 2331.
Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 11 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 261.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive :
- Shkup – 1995, aktiv 1323 (territori i Shkupit me 617.646 banorë) çdo i 467 banorë është aktiv.
- Tetovë – 440, aktiv 261 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë) çdo i 769 banorë është aktiv.
- Kumanova – 651, aktiv 207 (me 109.228 banorë) çdo i 528 banorë është aktiv.
- Shtip – 244, aktiv 202 (me 43.625 banorë) çdo i 216 banorë është aktiv.
- Ohër- 73, aktiv 55 (51.591 banorë) çdo i 938 banorë është aktiv.
- Struga – 138, aktive 60 (me 65.801 banorë) çdo i 1097 banorë është aktiv.
- Gostivar – 69, aktiv 44 (111.252 banorë) çdo i 2528 banorë është aktiv.
- Velesi – 154, aktiv 29 (me 54.384 banorë)
- Prilep – 230, aktiv 18 (me 75.132 banorë)
- Koçani – 55, aktiv 24 (me 37.758 banorë)
- Probishtip – 11, aktiv 9 (me 15.085 banorë)
- Manastir – 35, aktiv 8 (me 91.983 banorë)
- Dibra – 61, aktiv 10 (me 20.863 banorë)
- Kërçova – 5, aktiv 3 (me 56.937 banorë)