Maqedoni e Veriut: 7 vjet burg për ish-kryeprokuroren e posaçme, Katica Janeva

Katica JanevaZonja Janeva u shpall fajtore dhe dënua për veprën shpërdorim i detyrës dhe të autorizimit zyrtar. Ndërkaq, Bojan Jovanovski për veprën “përfitim shpërblimi nga ndikimi jozyrtar” dhe për larje parash.

Prokuroria publike e hapi rastin para 11 muajsh me arrestimin e Boki-13, i cili prej atëherë ndodhet në paraburgim; ndërkohë, zonja Janeva u akuzua në gusht të 2019-s dhe pasi kaloi pak muaj në paraburgim, u la më pas në arrest shtëpie.

Gjykata i dënoi ata pasi gjeti se nga nëntori i vitit 2018 deri në prill të 2019-ës Jovanovski përmes ish-prokurores së posaçme Janeva kishte bërë që të ndikohej në rastin gjyqësor “Perandoria”, ku akuzohej biznesmeni Jordan Kamçev. Jovanovski kishte marrë 1,5 milion euro nga biznesmeni, teksa Janeva kishte përvetësuar pronë me vlerë prej 50 mijë eurosh dhe mobilje me vlerë prej 5 mijë eurosh.

Ky është vendimi i shkallës së parë dhe të dënuarit kanë të drejtë ta apelojnë atë tek gjykata më e lartë, ajo e Apelit. Zonja Janeva nuk ishte e pranishme në sallën e gjyqit kur iu shqiptua dënimi.

Megjithëse në korrik, 2019 ajo dha dorëheqje nga detyra e prokurores së posaçme, parlamenti e shkarkoi atë në shtator të atij viti. Procesi mund të ndikojë tek zgjedhjet e pritshme parlamentare, sipas njohësve të rrethanave politike në Maqedoninë e Veriut.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>