Maas: Zgjidhjet politike në konfliktin Kosovë-Serbi duhet të jenë zgjidhje edhe me BE

Heiko MaasMinistri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas për DW thekson, se vendet e Ballkanit Perëndimor, që duan perspektivë europiane, duhet edhe për zgjidhjet politike, veçanërisht në konfliktin Kosovë-Serbi, të gjejnë zgjidhje me BE.

Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë europiane. Nëse e duan këtë atëherë edhe tek zgjidhjet politike, veçanërisht tani në konfliktin Kosovë-Serbi, ato duhet të jenë zgjidhje me BE, thekson kreu i diplomacisë gjermane në intervistën për DW.. Ndaj, thekson ai:  për këtë jam shumë, shumë i sigurtë që Bashkimi Europian do të luajë rol të rëndësishëm, sidomos në situatën e vështirë që kemi në moment.

“Nëse Ballkani Perëndimor dikur do të vijë në Europë duhet që dialogun, para së gjithash ta zhvillojë me Bashkimin Europian.Unë besoj, se në Ballkanin Perëndimor e dinë këtë, dhe se Bashkimi Europian do të forcojë angazhimin e tij, pikërisht tani.

Kjo do të jetë një temë tani, ne jemi angazhuar në pandeminë e  Coronës që fqinjësia jonë e drejtpërdrejtë me Ballkanin, por edhe fqinjësia lindore të mos harrohet, e natyrisht, ne duam të japim kontribut që të ketë një zgjidhje politike në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në konfliktin mes Kosovës e Serbisë. Dhe këto vende duhet që këto zgjidhje t’i dakordojnë me Bashkimin Europian, nëse e duan një perspektivë europiane.”, nënzivon për DW ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>