Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1794 teste dhe janë regjistruar 163 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 87 – Tetovë 16 – Shtip 10 – Sveti Nikollë 9 – Gostivar 8 – Strugë 8 – Kumanovë 7 – Resnjë 5 – Prilep 3 – Kërçovë 3 – Dibër 2 – Ohër 1 – Kratove 1 – Demir Hisar 1 – Strumicë 1 dhe Kavadarci 1.
Gjatë 24 orëve u regjistruan 8 viktima : 6 nga Shkupi (58, 59, 61, 62, 66 dhe 79-vjeçar) , 1 nga Tetova (53-vjeçar) dhe 1 nga Dibra (52-vjeçar).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 230 pacient të shëruar në – Shkup 126 – Tetovë 45 – Kumanovë 31 – Shtip 11 – Veles 7 – Negotinë 2 – Sveti Nikollë 2 – Resnjë 2 – Gostivar 1 – Prilep 1 – Kavadarci 1 dhe Koçani 1.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 7406, numri i pacientëve të rikuperuar është 3554, numri i të ndjerëve është 359 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3493.
Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 16 raste të reja, 1 të vdekur dhe 45 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 343.
Kjo pamje para Bankës “Stopanska Banka” në Rr. “Ilinden” në Tetovë është e përditshme, vazhdon të mbizotërojë kaosi me grumbullimin e njerëzve, tani u bënë disa javë që kjo pamje vazhdon prej orës 08:30 – 18:00. Mbi 50 persona, çdo ditë mblidhen tek hyrja dhe rreth bankës. Fatkeqësisht asnjë masë e vetme nuk është ndërmarr për evitimin e këtij burimi potencial të infektimit të qytetarëve edhe përkundër sensibilizimit të pandërprerë nga ana e qytetarëve. Një papërgjegjësi totale të partive politike, komunës së Tetovës, organeve përgjegjëse, institucioneve, shtetit…
Njerëzit janë lënë në mëshirën e fatit të keq të tyre.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive:
- Shkup – 3573, aktiv 1895 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
- Kumanovë – 813, aktiv 174 (me 109.228 banorë) .
- Tetovë – 805, aktiv 343 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Shtip – 404, aktiv 159 (me 43.625 banorë) .
- Prilep – 286, aktiv 55 (me 75.132 banorë)
- Strugë – 282, aktive 181 (me 65.801 banorë) .
- Ohër- 210, aktiv 181 (51.591 banorë).
- Veles – 198, aktiv 37 (me 54.384 banorë)
- Gostivar – 180, aktiv 109 (111.252 banorë) .
- Resnjë – 127, aktiv 87 (me 16.313 banorë)
- Dibër – 118, aktiv 65 (me 20.863 banorë)
- Koçani – 75, aktiv 17 (me 37.758 banorë)
- Manastir – 63, aktiv 22 (me 91.983 banorë)
- Sveti Nikollë – 56, aktiv 49 (me 17.683 banorë)
- Kërçovë – 52, aktiv 43 (me 56.937 banorë)
- Probishtip – 28, aktiv 17 (me 15.085 banorë)
Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Rritja e numrit të të infektuarve kufizon lëvizjen e qytetarëve jashtë vendit, si dhe ndalon ardhjen e bashkatdhetarëve në vendlindje, mosardhja e gurbetçarëve ndikon drejtpërdrejtë në ekonominë tonë familjare.
Çdo gjë është në dorën tuaj, zgjidh vetë dhe vepro.
Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.