Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik ka bllokuar punimet për ndërtimin një kompleksi me 5 pallate shumëkatëshe që ka nisur pranë digës së Liqenit Artificial në Tiranë. Agjensia Kombetare e Planifikimit te Territorit ka vleresuar nul lejen zhvillimore te ndertimit dhene nga Bashkia e Tiranes subjektit “Gener 2″. Sipas kesaj agjensise, vendimi per lejen e ndertimit eshte bazuar ne akte qe nuk kane marre ende fuqi juridike, si dhe eshte botuar jo i plote dhe i pa shoqeruar me harten perkatese.
Gjithashtu, vendimi per dhenien e lejes se ndertimit eshte marre pas dates 22 gusht te vitti 2014, kur KKT pezulloi dhenine e lejeve te zhvillimit nga bashkite dhe komunat, deri ne konstituimin e njesive te reja vendore. Ne njoftimin e INUK theksohet se ne vendimin e dates 6 janar te ketij viti, Komiteti Kombetar i Digave ka konstatuar pavlefshmerine e vendimeve te po ketij institucioni te marre ne korrik dhe gusht te vitit 2014 per miratimin e studimit hidroteknik per sigurine e diges se Liqenit Artificial dhe masat mbrojtjese ndaj saj. Nisur nga shkeljet e konstatuara sipas tyre, qofte ne aspektin formal ashtu dhe ne ate te permbajtjes, keto vendime bien ndesh me ligjin per planifikimin e territorit.
Ka qene INUK, i cili eshte drejtuar Agjensia Kombetare te Planifikimit te Territorit, si autoritet pergjegjes per kontrollin e perputhshmerise se akteve te botuara ne regjister me ligjet, si dhe dokumentet e plnaifikimit dhe ato te kontrolli te zhvillimit ne fuqi. Por ndonese punimet per ndertimine ketij komplaksi jane pezulluar, ne bashkise e Tiranes thone se nuk jane ne dijeni te asnje vendimi te INUK pasi nuk jane njoftuar zyrtarisht prej tyre. / Top Channel