Covid 19: prej 1742 testeve, sot, kemi 130 raste të reja, 2 viktima dhe 152 persona të shëruar

Ndalo covid 19Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1742 teste dhe 130 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në: -Shkup 40 -Gostivar 18 -Tetovë 13 -Shtip 13 -Kërçovë 7 -Ohër 6 -Kumanovë 6 -Prilep 5 -Vinica 5 -Strugë 4 -Delçevë 4 -Manastir 3 -Kavadarci 2 – Probishtip 2 -Strumicë 1 -Berovë 1

Kanë ndërruar jetë 2 persona, një pacient nga Shkupi (70) dhe një pacient nga Shtipi (75) .

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 152 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 87 -Kumanovë 18 -Shtip 14 -Gostivar 9 -Tetovë 6 – Resnje 6 -Kërçovë 5 -Manastir 4 -Prilep 2 -Makedonski Brod 1

Deri më tani, janë kryer gjithsejtë 128938 teste të COVID -19 në vend.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 12970, numri i pacientëve të rikuperuar është 9513, numri i atyre që humbën jetën është 549 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2908.

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertë”, “analistë” “mjekë” nëpër rrjete sociale, të cilët si duket se prej mërzisë, nuk dinë si të kalojnë kohën, komentojnë në çdo studim dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Nisur dhe nga rritja e rasteve ditore pozitive të ditëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kontaktoni nëpërmjet linjës  me mjekun e familjes.
– Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>