Covid 19: prej 464 testeve, sot, kemi 37 raste të reja, 4 viktima dhe 131 persona të shëruar

E heneGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 464 teste dhe 37 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në:- Shkup 20- Tetovë 3- Kumanovë 3- Strugë 2- Ohër 2- Gostivar 2- Koçanë 2- Shtip 1- Veles 1- Kriva Palankë 1.
Kanë ndërruar jetë 4 persona , një pacientë nga Vinica (57 vjeç), dy pacientë nga Ohri (77 dhe 57 vjeç) dhe një pacientë nga Struga (74 vjeç). Tre prej tyre kanë ndërruar jetë në spital dhe një jashtë spitalit.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 131 pacientë të rikuperuar në:- Shkup 41- Kumanovë 34- Tetovë 13- Kërçovë 8- Gostivar 6- Prilep 6- Shtip 5- Vinicë 4- Ohër 3- Strumicë 2- Koçanë 2- Sveti Nikolë 2- Demir Hisar 1- Berovë 1- Negotinë 1- Kavadar 1- Veles 1
Deri më tani, janë kryer gjithësej 166.356 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 15.827, numri i pacientëve të rikuperuar është 13.315, numri i vdekjeve është 652 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1.860.

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëzit e papërgjegjshëm,  të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj. Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>