40 milionë raste me COVID-19 në botë

covidNë të gjithë botën numri i të prekurve nga koronavirusi i ka tejkaluar të 40 milionë rastet, ndërsa vdekjet kanë arritur në më shumë se 1,1 milionë. SHBA vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të rasteve me COVID-19, me 8.1 milionë të infektuar dhe rreth 220 mijë të vdekur.

Ndërkohë ndërsa disa qytete në Itali, Francë e Britani po vendosin kufizime të reja për të zbutur një valë të dytë të virusit. Në Australi qyteti i Melburnit po del ngadalë nga tre muaj bllokimesh të rrepta si pasojë e koronavirusit. Masat lehtësuese vijnë ndërsa të djellën pati vetëm dy raste të reja me koronavirus dhe asnjë vdekje. Në kulmin e përhapjes së virusit në korrik, autoritetet raportonin për më shumë se 700 infeksione në ditë.

Ndërsa shkencëtarët në të gjithë botën janë në garë për të prodhuar një terapi trajtimi apo vaksinë kundër koronavirusit, firma bioteknologjike me bazë në SHBA Vaxart, një prej shumë kompanive që po punojnë për vaksinën, ndodhet nën hetim federal mbi akuza për ekzagjerim të shkallës së përfshirjes në një program prej disa miliarda dollarësh të administratës Trump mbi prodhimin e vaksinave. Programi, një partneritet publik-privat, iniciuar nga administrata e Presidentit Trump, synon të lehtësojë dhe përshpejtojë prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave apo terapive kundër COVID-19.

Në një njoftim për shtyp në qershor kompania Vaxart pretendonte se vaksina e saj eksperimentale që merrej nga goja, ishte zgjedhur nga ky program, gjë që bëri që vlera e aksioneve të saj të rritej nga 3 në 17 dollarë. Një firmë investimesh që kontrollonte pjesërisht kompaninë Vaxart shiti të gjitha aksionet e saj, duke siguruar një fitim prej 200 milionë dollarësh.

Por qeveria zbuloi më vonë se Vaxart nuk kishte marrë asnjë fond nga programi dhe se vaksina e saj ishte përfshirë vetëm në një studim paraprak që lidhej me kafshët. Kompania po hetohet nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Bursës si dhe Departamenti i Drejtësisë si dhe po përballet gjithashtu me padi të shumta nga aksionerët.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>