Në një kohë të zgjatur pandemie, ku gjatë 24 orëve nuk flitet për asgjë tjëtër, gjithnjë e më shumë njerëzit kanë nevojë të ushqejnë trurin dhe shpirtin me art dhe të largojnë stresin që shkakton situata.
Edhe pse në ambiente të hapura dhe me protokoll siguri në Elbasan ka nisur Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Kënës Popullore Qytetare. Në dy netë 10 performanca nga 10 qytete të ndryshme të Shqipërisë do të zgjojnë emicionet pozitive tek publiku elbasanas.
Koncerti mori hijeshinë e mureve të kalasë së Elbasanit ndërsa publiku i etur për veprimtari kulturore mbushi sheshin kryesor të qytetit. herë herë nuk munguan thirrjet e moderatorëve për të ruajtur distancat dhe për të mbajtur maskat.
Top Channel