Toni Jakimovski – ish-shefi i kabinetit të Sasho Mijalkov – u dënua sot me 6 vjet burg për abuzimin e 820 mijë eurove, nga llogaria speciale e policisë sekrete. Kolegu i tij nga DSK-ja, Stevo Maxhovski u dënua me 4 vjet burg.
Të pandehurit Toni Jakimovski dhe Stevo Maxhovski u shpallën fajtorë – deklaroi Vlladimir Tufegxhiq, gjyqtar.
Toni Jakimovski, ish shef i kabinetit të Mijallkovit në DSK, u dënua sot me gjashtë vjet burg, ndërsa kolegu i Tij Maxhovski u dënua me 4 vjet burg. Ata fajësohen se nga për qëllime të veçanta të policisë sekrete, në mënyrë të padrejtë kanë tërhequr nga arka 820 mijë euro nga vitit 2007 deri në vitin 2017. Paratë e marra ishin të justifikuara, por më pas, me urdhër të Jakimovskit, dokumentet janë shkatërruar.
Për gjykatën, mënyra e mbajtjes së evidencave të mjeteve të arkëtuara dhe të shpenzuara për nevojat e DSK-së, nuk kontestohet, dmth nuk kontestohet nëse evidencat mbahen me dorë apo në mënyrë elektronike, por thelbi është në faktin se shënimet me shkrim të mjeteve të shpenzuara, për qëllime operacionale është shkatërruar në mënyrë të paligjshme – tha Vladimir Tufegxhiq, gjykatës.
Gjykata gjithashtu solli një aktgjykim lirimi të një punonjëse të DSK-së. Ka qenë e pafajshme. Por për këtë vendim Prokuroria do të ankohet në Gjykatën e Apelit.
Lidhur me dënimet e dhëna për të pandehurit, mund të them se ato janë të kënaqshme, por unë ende duhet të shoh vendimin e shkallës së parë, dhe të shoh saktësisht se cilat rrethana i vlerësoi gjykata – u shpreh Ivana Trajçeva, Prokuroria e Krimit të Organizuar.
Në fillim të seancave gjyqësore për këtë proces, i akuzuari i parë në DSK kishte pranuar fajësinë dhe ishte dënuar me tre vjet burg.
Bojan Stojanovski