“A do të arrijmë marrëveshje me palën turke atë do ta shohim, por bëhet fjalë për fluturake shumë të mirë”, tha Vuçiç
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media në Pallatin “Serbia” ka lavdëruar dronët turq “Bayraktar TB2″, raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferencën për media, Vuçiç u përgjigj në pyetjen e gazetarëve dhe u pyet nëse janë të vërteta pretendimet e mediave se Serbia do të blejë dronë pa pilot nga Turqia.
Në atë pyetje, Vuçiç u përgjigj se për Serbinë “sistemet e dronëve pa pilot janë shumë interesante”.
“A do të arrijmë marrëveshje me palën turke atë do ta shohim, por bëhet fjalë për fluturake shumë të mirë”, tha Vuçiç.
Presidenti serb deklaroi se Serbia gjithmonë dëshiron të përforcojë sigurinë e saj.
“Ne nuk kërcënojmë ose sulmojmë askënd, por duhet të jemi gjithmonë të përgatitur që të mos befasohemi, pasi disa kohës së fundit janë befasuar. Në përputhje me këtë, ne ndërmarrim të gjitha hapat dhe masat dhe nuk është lehtë për ne, sepse duhet të ndajmë burime të konsiderueshme për të ecur në hapat me vendet që janë të vendosura ushtarakisht”, tha Vuçiç. raportoi Anadolu Agency (AA) në 06.10.2020.
Ndërsa më 15.07.2020 Anadolu Agency (AA) raportoi se :
Fillon ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë
“Lus Zotin që të na falë shëndet dhe mirëqenie që në një kohë sa më të shkurtë të përfundojnë punimet në ndërtimin e kësaj bukurosheje të Prishtinës”, theksoi kreu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava
Për ta parë nga afër fillimin e punimeve të xhamisë, ka marrë pjesë kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava me stafin e tij.
Tërnava në emër të Kryesisë së BIK-ut uroi qytetarët e Kosovës me rastin e fillimit të ndërtimit të kësaj xhamie, për të cilën falënderoi të gjithë ata që kontribuuan, duke filluar nga besimtarët, Fondacionin e Dijanetit të Turqisë, Kryesinë e BIK-ut, si dhe Komunën e Prishtinës.
“Të nderuar dhe respektuar besimtarë, në Kosovë dhe në mërgatë kudo që gjendeni më lejoni që sot nga ky vend tashmë i shenjtë t’ju uroj fillimin e punëve në ndërtimin e xhamisë qendrore këtu në Prishtinë. Lus Zotin që të na falë shëndet dhe mirëqenie që në një kohë sa më të shkurtër të përfundojnë punimet në ndërtimin e kësaj bukurosheje të Prishtinës”, theksoi Tërnava.
Xhamia e Madhe në Prishtinë ka qenë një nevoje kamotshme e besimtarëve që u ka munguar për vite me radhë. Sidomos të Premteve, besimtarët në Prishtinë janë parë shpesh duke u falur edhe nëpër rrugë të qytetit pranë xhamive për shkak të mbushjes së xhamive me adhurues.
Me ndërtimin e kësaj xhamie, Tërnava ka thënë para disa muajsh se “do të përfitojnë edhe xhamitë e tjera në Prishtinë të cilave do t’iu jepet më shumë hapësirë”.
Gurthemeli i kësaj xhamie ishte vënë në tetor të vitit 2012 nga ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ish-kryeministri Hashim Thaçi si dhe kryemyftiu Tërnava. Kryemyftiu Tërnava kishte deklaruar se për rreth pesë vite është vonuar projekti nga Komuna e Prishtinës e cila nuk i ka dhënë BIK-ut “kushte urbanistike në mënyrë që të fillohet me përpilimin e projektit në detaje të xhamisë”, ndërsa në pjesën tjetër të kohës është punuar rreth projektit të saj.
Për Xhaminë e Madhe e cila do t’i ketë katër minare dhe ndodhet përballë Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) në Prishtinë, Tërnava në një intervistë për mediat e vendit, kishte thënë se 40 milionë euro për ndërtimin e saj janë mbledhur në xhamitë e Turqisë.
1 dronë “Bayraktar TB2″ kushton US$5 million (2019)
Xhamia e Prishtinës vlen gati sa 10 drone “Bayraktar TB2″
Quni: Armatosja e Serbisë nuk po ndodh nga shteti i Turqisë, por nga kompani komerciale
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se armatosja e Serbisë me dronët turq “bayraktar” nuk po bëhet nga shteti i Turqisë por nga kompani komerciale në këtë vend.
Ai foli në emisionin Pressing në T7 për vizitën e fundit zyrtare në Turqi dhe pse e konsideron të suksesshme këtë vizitë.
“Duhet të kthehem një periudhë më mbrapa në kohën kur diskutohej për misionin e ri të FSK’së, kur debatohej se do të duhej misioni të trajtohet me dispozita kushtetuese. Duke marrë parasysh forcën politike të deputetëve serbë, të cilët nuk donin të kishin ndryshime kushtetuese dhe ne mbetëm peng i asaj çështje. Liderët iu drejtuan partnerëve strategjikë që të merrnim përkrahje. Morëm përkrahje nga SHBA’ja normalisht si mbështetës i fuqishëm, pastaj edhe Britania, Gjermania, Turqia etj.”, tha ai.
“Pasi ligjet u kaluar në Kuvend, menjëherë u kalua në fazën tranzitore dhe deri në vitin 2028 do të arrijmë kapacitet e plota. Duke marrë parasysh se të gjitha këto aktivitete kanë përgjegjësitë e veta, e njëra ndër to edhe kostoja financiare. Falë bashkëpunimit të mirë me partnerët tanë strategjikë, me secilin shtet kemi ndërtuar marrëdhënie të veçante. Në mesin e tyre edhe Turqia.”, shtoi Quni.
Quni tha se vizitoi edhe fabrikat ku pa ndërtimin e makinerive të fundit luftarake. Ai po ashtu komentoi edhe armatosjen e Serbisë me dronë.
“Armatosja e Serbisë nuk po ndodh nga Turqia, por nga kompani komerciale”, tha ai.
“Ato kanë shprehë gatishmërinë që të kemi në dispoziocion edhe ne ato armë. Por nuk është se ato shikojnë shtetet armike apo mike tona, por mundësitë financiare të shteteve”, shtoi Quni.