Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim me një mesash në twitter ka inkurajuar SPAK për punën e bërë.
Kim shkruan se hetimet dhe aktakuzat e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese dhe sipas saj janë një “shenjë e qartë që SPAK po ecën përpara hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
Reagimi në twitter
Hetimet dhe aktakuzat e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese – një shenjë e qartë që SPAK po ecën përpara hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Qëndro në kurs. Qëndro i ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. SHBA është me njerëzit e Shqipërisë në mbështetje të Reformës në Drejtësi!
Top Channel