COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2.560 testime, 694 raste të reja, 6 humbje jete dhe 351 të shëruar

Tabela-17-NENTOR

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer  2,560 testime, prej të cilave 423 janë testime jnë kryer për arsye depistimi, 694 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, që janë identifikuar në këto bashki:

334 raste në Tiranë, 41 në Berat, 39 në Fier, 36 në Lushnje, 32 në Vlorë, nga 28 raste në Durrës, Gramsh, 19 në Kavajë, 17 në Sarandë, 14 në Mallakastër, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mirditë, Gjirokastër, nga 10 raste në Lezhë, Pogradec, nga 7 raste në Kukës, Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Has, Pukë, nga 1 rast në Elbasan, Tropojë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Peqin.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 13,804 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

 

COVID-19 – Statistika (17 Nëntor 2020)

  • Raste të reja ditore                              694
  • Të shëruar ne 24 orë                           351
  • Të shtruar në spitale                            412
  • Humbje jete në 24 orë                         6
  • Testime ditore                                     2,560
  •  Testime totale            160,451
  • Raste pozitive                29,126
  • Raste të shëruara            13,804
  • Raste Aktive                   14,685
  • Humbje jete                      637

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë             7158
  • Durrës             1182
  • Fier               1169
  • Korçë              844
  • Shkodër           812
  • Elbasan           762
  • Vlorë             686
  • Lezhë              635
  • Berat             501
  • Gjirokastër        439
  • Kukës                356
  • Dibër               141

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>