Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2864 teste dhe 1160 raste të reja të COVID -19 u regjistruan në:
- Shkup – 472(territori i Shkupit me 617.646 banorë).
- Manastir – 87(me 91.983 banorë).
- Prilep – 78(me 75.132 banorë).
- Tetovë – 61(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Kumanovë – 58(me 109.228 banorë).
- Ohër- 47(51.591 banorë).
- Shtip – 43(me 43.625 banorë) .
- Strumica – 39(me 57.175 banorë)
- Veles – 32(me 54.384 banorë).
- Kavadarci – 32(me 38.741 banorë).
- Strugë – 29(me 65.801 banorë)
- Kërçovë – 26(me 56.937 banorë).
- Gostivar – 22(111.252 banorë).
- Sveti Nikollë – 17(me 17.683 banorë)
- Resnjë – 17(me 16.313 banorë)
- Koçani – 15(me 37.758 banorë).
- Delçevë –12(me 17.713 banorë)
- Negotinë – 11(me 19.327 banorë).
- Probishtip – 10(me 15.085 banorë).
- Demir Hisar – 10(me 8.177 banorë).
- Makedonski Brod – 10(me 6.166 banorë)
- Berovë – 9(me 12.813 banorë).
- Kriva Pallanka – 6(me 20.820 banorë).
- Vallandovë – 5(me 11.773 banorë)
- Radovish – 2(me 29.100 banorë).
- Vinicë – 2(me 19.391 banorë).
- Dibër – 2(me 20.863 banorë).
- Kratovë – 2(me 9.376 banorë).
- Krushevë – 2(me 9.418 banorë).
- Pehçevë – 1(me 5.517 banorë).
- Gjevgjeli – 1(me 22.706 banorë)
Kanë ndërruar jetë 30 pacientë, 9 pacientë nga Shkupi (46, 54, 59, 67, 82, 67, 55, 64 dhe 61 vjeç), 2 nga Kumanova (62 dhe 69 vjeç), 1 nga Shtipi (72 vjeç), 1 nga Velesi (78 vjeç), 6 nga Manastiri (60, 77, 38, 66, 72 dhe 39 vjeç), 3 nga Gostivari (56, 66 dhe 63 vjeç), 1 pacientë nga Gjevgjelia (65 vjeç), 1 nga Strumica ( 77 vjeç), 1 nga Koçani (65 vjeç), 2 nga Dellçeva (66 dhe 68 vjeç) , 1 pacientë nga Kratova (65 vjeç), 1 nga Kërçova (61 vjeç) dhe 1 pacientë nga Negotina (84 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 1078 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 560-Kumanovë 55-Dibra 5-Shtip 32-Prilep 59-Tetovë 51-Strugë 22-Veles 35-Manastir 47-Ohër 38-Kavadarci 31-Gostivar 26-Gjevgjeli 5-Strumicë 17-Kriva Pallankë 11-Radovish 13-Krushevë 3-Koçani 18-Probishtip 1-Makedonski Brod 1-Berovë 3-Valandovë 3-Vinicë 6-Delçevë 5-Kratovë 1-Sveti Nikolë 8-Kërçovë 16-Resnjë 4-Negotinë 18.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 322,875 teste Covid -19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 58608, numri i pacientëve të rikuperuar është 36064, numri i vdekjeve është 1630 dhe numri i rasteve aktive është 20914.
Kujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm, injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!
Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.
- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.