Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi lëshon komunikatë: – Cilin grup etnik përfaqëson z. Zaev? Cila është struktura e vërtetë e popullsisë në Republikën e Maqedonisë Veriore?

Iluzioni
Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi lëshon këtë komunikatë në media për të qartësuar pozicionin e saj për zhvillimet e fundit lidhur me identitetin e bashkëqytetarëve tanë të deklaruar maqedonas, që së fundmi kulmuan me kërkesën e qeverisë bullgare drejtuar BE-së për t’i ndaluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut, derisa vendi kandidat të pranojë se është historikisht dhe gjuhësisht pjesë e Bullgarisë.

Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi denoncon dhe dënon fuqishëm para opinionit publik shqiptar dhe atij të jashtëm rolin prej kuislingu të partive shqiptare  në koalicionin bashkëqeverisës me LSDM, si dhe heshtjen e partive shqiptare opozitare lidhur me këto zhvillime të fundit, duke e paraqitur çështjen e identitetit të përvetësuar nga bashkëqytetarët tanë të deklaruar maqedonas, si çështje që nuk ka të bëjë fare me shqiptarët dhe të ardhmen e tyre në këtë shtet, por vetëm si çështje kontesti dhe marrëveshjesh me fqinjët, fillimisht me Greqisë, e tani me Bullgarinë, gjatë gjithë kohës duke injoruar dhe anashkaluar shqiptarët..

Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi kërkon të ndërgjegjësojë faktorin politik të brendshëm dhe atë të jashtëm, për faktin e pamohueshëm se statusi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është pjesë e pandashme e problemit dhe e zgjidhjes së krizës, ndaj dhe në asnjë mënyrë nuk duhet injoruar dhe anashkaluar.  Tanimë, është një fakt i bërë publik, madje edhe nga dy ish ministra të jashtëm të Maqedonisë së Veriut, z. Denko Malevski dhe z. Ljubomir Fërçkoski, se krijimi i Maqedonisë në këto kufij, bashkë me gjuhën dhe identitetin maqedonas, është bërë me vendimin e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, jetësuar në mbledhjen e parë të KAÇKM (ASNOM) në gusht të vitit 1944, për të përvetësuar territore duke shpallur ardhacakët si autokton, e shqiptarët autokton si ardhacakë .  E për fat të keq po këtë mision dhe funksion ka edhe kushtetuta aktuale e Maqedonisë së Veriut, që për shtyllë juridike ka mu këto vendime të mbledhjes së parë të KAÇKM (ASNOM), të paraqitur në preambulën e saj.
Deklarata  e kryeministri Zoran Zaev dhënë agjencisë bullgare BGNES, se “Jugosllavia na mbante të ndarë” dhe  “unë jam nga Strumica, Banorët e Petriçit (qytet fqinj në territorin bullgar) dhe Strumicës flasin të njëjtën gjuhë” ngrenë shumë pyetje dhe dyshime: – Cilin grup etnik në të vërtetë përfaqëson z. Zaev? Cila është struktura e vërtetë e popullsisë në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe cili nga grupimet etnike, sipas kushtetutës në fuqi është bartës i sovranitetit në shtetin unitar të Maqedonisë së Veriut?
Lëvizja për shtet dhe Drejtësi, bën thirrje për ndërgjegjësim përfaqësuesve politikë të të gjitha grupimeve etnike dhe të gjitha forcave progresiste në këtë shtet, për domosdoshmërinë e ridefinimit rrënjësor të kushtetutës, në mënyrë që në këtë akt më të lartë juridik të pasqyrohen të drejtat dhe liritë themelore dhe kolektive të tyre, përfshirë dhe atë të vetëvendosjes me të drejtë shkëputjeje. Vetëm një kushtetutë që do të shprehi vullnetin e lirë të popujve, për të jetuar së bashku, të barabartë  duke respektuar dallimet në mes tyre dhe duke respektuar njëri tjetrin  mund të sigurojë paqen, mirëqenien dhe të ardhmen evropianë të tyre.

LSHDLëvizja për Shtet dhe Drejtësi

Kryesia qendrore

Kryetari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>