Ministria e Shëndetësisë: 1963 testime, 695 raste të reja, 17 humbje jete dhe 563 të shëruar

Tabela-7-dhjetor

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.963 dhe 695 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 281 raste në Tiranë, 65 në Elbasan, 59 në Fier, 51 në Lushnje, 36 në Lezhë, 35 në Durrës, 32 në Gjirokastër, 23 raste në Përmet, 18 në Pukë, 15 në Korçë, nga 12 raste në Vlorë, Berat, 9 në Mat, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Delvinë, nga 4 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Devoll, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Tepelënë, Kolonjë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Përmeti, 2 qytetare nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 58-79 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 563 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.180 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën,  të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

 

COVID-19 – Statistika (07 Dhjetor 2020)

  • Raste të reja ditore         695
  • Të shëruar ne 24 orë      563
  • Të shtruar në spitale      463
  • Humbje jete në 24 orë   17
  • Testime ditore              1.963
  • Testime totale           205.971
  • Raste pozitive            43.683
  • Raste të shëruara       22.180
  • Raste Aktive             20.581
  • Humbje jete              922

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 11041
  • Fier  1612
  • Durrës  1349
  • Korçë  1122
  • Vlorë  1037
  • Shkodër 903
  • Elbasan  872
  • Lezhë  740
  • Berat  701
  • Gjirokastër  518
  • Kukës  434
  • Dibër  252

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>