- Shkup – 425 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Prilep – 55 (me 75.132 banorë).
- Kumanovë – 40 (me 109.228 banorë)
- Manastir – 39 (me 91.983 banorë).
- Strumica – 35 (me 57.175 banorë)
- Ohër- 33 (51.591 banorë).
- Tetovë – 32 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Gostivar – 30 (111.252 banorë).
- Strugë – 24 (me 65.801 banorë)
- Koçani – 23 (me 37.758 banorë)
- Veles –23 (me 54.384 banorë)
- Kavadarci – 22 (me 38.741 banorë)
- Negotinë – 19 (me 19.327 banorë).
- Shtip – 17 (me 43.625 banorë)
- Kërçovë – 12 (me 56.937 banorë)
- Gjevgjeli – 10 (me 22.706 banorë)
- Delçevë –8 (me 17.713 banorë)
- Kriva Pallanka – 7 (me 20.820 banorë)
- Radovish – 5 (me 29.100 banorë)
- Probishtip – 4 (me 15.085 banorë)
- Demir Hisar – 4 (me 8.177 banorë)
- Resnjë –4 (me 16.313 banorë)
- Makedonski Brod – 3 (me 6.166 banorë)
- Kratovë – 3 (me 9.376 banorë)
- Dibër – 1 (me 20.863 banorë).
- Berovë – 1 (me 12.813 banorë)
- Vinicë – 1 (me 19.391 banorë)
- Sveti Nikollë – 1 (me 17.683 banorë)
Kanë ndërruar jetë 22 persona, 7 pacientë nga Shkupi (81, 64, 80, 81, 77, 64 dhe 70 vjeç ), 3 nga Kumanova (70, 97 dhe 94 vjeç), 1 nga Prilepi (75 vjeç), 1 pacientë nga Manastiri (60 vjeç ), 2 nga Ohri (65 dhe 83 vjeç ), 1 nga Gjevgjelia (67 vjeç ),1 nga Gostivari (73 vjeç ), 1 nga Koçani (68 vjeç ), 1 nga Probishtipi (46 vjeç ), 1 nga Berova (80 vjeç ) dhe 1 nga Vinica (77 vjeç ) .
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 806 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 247-Kumanovë 53-Shtip 34-Prilep 69-Tetovë 3-Strugë 19-Veles 32-Manastir 64-Ohër 43-Kavadarci 41-Gostivar 49-Gjevgjeli 13-Strumicë 1-Kriva Pallankë 8-Radovish 8-Koçani 14-Probishtip 8-Demir Hisar 5-Makedonski Brod 3- Pehçevë 3-Berovë 11 -Valandovë 1 – Dellçevë 12 -Kratova 1 – Sveti Nikolë 12 -Kërçovë 20-Resnjë 12-Negotinë 20.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 368502 teste COVID-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 74732, numri i pacientëve të rikuperuar është 50852, numri i vdekjeve është 2169 dhe numri i rasteve aktive është 21711.
Kujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm, injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!
Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.
- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.