Covid 19: prej 3023 testeve, kemi 520 raste të reja, 12 viktima dhe 372 persona të shëruar

E marteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3023 teste dhe 520 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në: 
 
  • Shkup – 231(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kavadarci – 28(me 38.741 banorë)
  • Gostivar – 25(111.252 banorë)
  • Tetovë – 23(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kumanovë – 22(me 109.228 banorë)
  • Ohër- 22(51.591 banorë)
  • Veles –20(me  54.384 banorë)
  • Strumica – 20(me 57.175 banorë)
  • Kriva Pallanka – 12(me  20.820 banorë)
  • Dibër – 11(me 20.863 banorë)
  • Kërçovë – 11(me 56.937 banorë)
  • Shtip – 10(me 43.625 banorë)
  • Manastir – 10(me 91.983 banorë)
  • Strugë – 9(me 65.801 banorë)
  • Prilep – 9(me 75.132 banorë)
  • Gjevgjeli – 8(me 22.706 banorë)
  • Delçevë –7(me 17.713 banorë)
  • Koçani – 7(me 37.758 banorë)
  • Radovish – 6(me 29.100 banorë)
  • Probishtip – 5(me 15.085 banorë)
  • Berovë – 4(me 12.813 banorë)
  • Pehçevë – 4(me 5.517 banorë)
  • Negotinë – 3(me  19.327 banorë)
  • Makedonski Brod – 2(me  6.166 banorë)
  • Vallandovë – 2(me  11.773 banorë)
  • Sveti Nikollë – 2(me 17.683 banorë)
  • Kratovë – 2(me 9.376 banorë)
  • Krushevë – 2(me 9.418 banorë)
  • Vinicë – 2(me 19.391 banorë)
  • Resnjë –1(me 16.313 banorë)
12 persona vdiqën, katër pacientë nga Shkupi (88, 50, 82 dhe 65), një pacient nga Dibra (72), dy nga Struga (79 dhe 81), dy pacientë nga Ohri (94 dhe 66), një pacient nga Strumica (79), nga Kriva Pallanka (59) dhe një pacient nga Kërçova (70). 
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 372 pacientë të rikuperuar nga:-Shkupi 150-Kumanova 16-Shtii 6-Prilepi 18-Tetova 12-Struga 20-Velesi 15-Manastiri 17-Kavadarci 27-Gostivari 14-Gjevgjelia 9-Strumica 17-Radovishi 7-Koçani 13-Probishtipi 2- Makedonski Brod 1-Berova 5-Vinica 2-Sveti Nikolla 1-Kërçova 5-Resnja 3-Negotina 12.
Deri më tani, kryer gjithsej 421,153 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 87117, numri i pacientëve të rikuperuar është 68364, numri i vdekjeve është 2647 dhe numri i rasteve aktive është 16106.
MaskaKujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionar”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>