Varianti i ri Corona: Udhëtimet vështirësohen edhe më shumë

Aeroporti EdinburghQeveria gjermane ka shpallur 20 vende si zona me rrezik të lartë për shkak të shifrave të larta të infektimeve. Mes tyre edhe Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Për shkak të shifrave të larta të Coronës, vendet e BE duan ta bëjnë sa më pak atraktiv udhëtimin. Të enjten krerët e qeverive dhe shteteve të BE ranë dakord që për shkak të variantit të ri të rrezikshëm të virusit, të mënjanohen sa më shumë udhëtimet, por kufijtë të mbeten të hapur për mallrat dhe personat që duhet të udhëtojnë në kufij për shkak të vendit të punës.

Gjermania del në krye dhe ashpërson tanimë nga e diela rregullat e udhëtimit. Më shumë se 20 vende shpallen zona me rrezik të lartë infektimi, ku vlejnë rregulla të ashpërsuara. Sipas njoftimit të Institutit Robert Koch të premten këtu bëjnë nga vendet brenda Bashkimit Evropian Estonia, Letonia, Lituania, Portugalia, Sllovenia, Spanja dhe Çekia. Kurse nga vendet jashtë BE futen SHBA, Egjipti, Izraeli, e të tjera, por edhe vende të Ballkanit si Shqipëria, Kosova, Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut.

Personat nga këto vende duhet nga e diela të paraqesin me detyrim një test negativ të Coronës në rast se duan të hyjnë në Gjermani, po ashtu varësisht nga landi  gjerman, ku hyjnë mund të kenë rregulla më të ashpra, pasi landet vetë mund të vendosin rregulla të tyre.

Që nga 14 janari në Gjermani ka një rregullore udhëtimi që i përcakton zonat me rrezikshmëri. Zona me rrezikshmëri normale janë ato që kanë mbi 50 infektime në 100.000 banorë në 7 ditët e fundit. Kjo vlen aktualisht për shumë vende në Europë, dhe për më shumë se 100 vende në botë. Udhëtarë nga vende të tilla duhet më së voni 48 orë para udhëtimit të kenë bërë një test për Coronën, përveç kësaj ata duhet të qëndrojnë 10 ditë në karantinë, por mund të lirohen nga kjo përmes një testi të dytë nga dita e pesë e qëndrimit. Dallimi për udhëtarët nga zona me indikatorë të lartë të virusit është se testi duhet të jetë bërë maksimumi 48 orë para udhëtimit.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>