Edhe Gjermania pezullon vaksinimin me AstraZeneca

Astra ZMinistria e Shëndetësisë po ndjek rekomandimin e Institutit Paul Ehrlich se janë të nevojshme ekzaminime të mëtejshme, pasi njoftimeve për trombozë të lidhura me vaksinimin.

Edhe Gjermania ju bashkua vendeve që vendosën të pezullojnë vaksinimin me vaksinat e firmës AstraZeneca. Një zëdhënës i Ministrisë Federale të Shëndetësisë tha në Berlin se ky hap u parapri nga një rekomandim i Institutit Paul Ehrlich (PEI) në pritje që Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të vendosë lidhur me përdorimin e mëtejshëm të vaksinës. Qeveria federale gjermane fillimisht nuk donte t’i pezullonte vaksinimet me vaksinat e firmës AstraZeneca edhe pse Danimarka e ndërmori këtë hap që të enjten.

Pas disa rasteve të rënda tromboze pas vaksinimit me vaksinën e firmës AstraZeneca Kopenhaga e pezulloi përdorimin e saj. Ky hap u pasua nga Norvegjia, Islanda, Bullgaria, Irlanda dhe të dielën në mbrëmje edhe nga Holanda. Austria, Estonia, Letonia, Lituania dhe Luksemburgu, të cilat pezulluan përdorimin e një serie të vaksinës. Kurse Italia dhe Rumania pezulluan përdorimin e një serie tjetër.

Firma britaniko-suedeze AstraZeneca e mbrojti vaksinën e saj dhe theksoi se analiza e më shumë se dhjetë milion rasteve nuk kishte treguar “asnjë dëshmi për rrezik në rritje të embolisë pulmonare ose të trombozës”. Bashkëzhvilluesi i vaksinës, Andrew Pollard, drejtues i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, tha të hënën se në Britaninë e Madhe, ku kjo vaksinë është përdorur deri tani më shumë në Evropë, ajo nuk ka shkaktuar numër të shtuar problemesh me mpiksjen e gjakut .

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>