Një person nga Velesi është rasti i katërt në vend i konfirmuar me llojin Dellta te koronavirusit. Ndërkohë 4 persona të tjerë të dyshuar janë duke u analizuar nëse janë infektuar me Dellta. Rezultatet e tyre do jenë gati deri në fund të ditës. Asnjeri nga këto pacientë nuk është i vaksinuar, këtë e konfirmoi edhe vetë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij pacienti nga Velesi është me pasqyrë të lehtë klinike të sëmundjes. Megjithatë u shpreh se gjendja është nën kontroll dhe se në mbledhjen e ardhshme të KSI-së do të diskutohet edhe për hapat e mëtejmë.
alsat