Gjatë vitit 2014, është përgatitur gjysma e trasesë ku duhet ndërtuar autostrada e re Shkup-Shtip dhe çereku i trasesë për autostradën Kërçovë-Ohër.Shpjeguar në kilometra, traseja drejtë Ohrit është bërë gati në gjatësi prej rreth 14 km nga gjithsej 57 km, ndërsa ajo drejt Shtipit është depërtuar për 23.5 km nga gjithsej 47 km. Për ndërtimin e këtyre dy akseve janë parashikuar 580 milionë euro ose ndaras, 374 milionë euro për autostradën drejtë Ohrit, ndërsa për autostradën drejtë Shtipit 206 milionë euro. Ministri i Transportit Janakievski paralajmëroi se gjatë tremujorit të parë të këtij viti do të shpallin konkurs për koncesioner edhe për autostradën Gostivar-Kërçovë. Përgatitet edhe ndërtimi i linjës hekurudhore drejtë Shqipërisë.
“Sa i përket ndërtimit të hekurudhës drejtë Shqipërisë në gjatësi prej 63 km, është nënshkruar kontratë në muajin tetor të vitit të kaluar për projektimin e kësaj linje. Investimi kap shifrën prej 7.7 milionë euro dhe pritet që projekti të përfundojë kah fundi i vitit 2016″, tha Mile Janakievski, ministër i transportit.
Janakievski në llogaridhënien vjetore informoi se dy ditë para fillimit të vitit 2015, kompania ajrore me buxhet të ulët, Vizer do të merr subvencione për vendosjen e pesë linjave të reja ajrore nga aeroporti i Shkupit dhe një nga ai i Ohrit.
“U ofruan linja të reja nga Shkupi drejtë pesë qendrave evropiane dhe plus ofruan fluturim të drejtpërdrejtë nga Ohri për në Bazel. Në ditën e nënshkrimit të kontratës do t’u informojmë për të gjitha detajet. Pres diku ka 15 janari të nënshkruhet kontrata”, deklaroi Mile Janakievski, ministër i transportit.
Detajet për marrëveshjen me Vizer do të dihen pas dy javësh, pasi të kalojë afati i ankimimit të vendimit të ministrisë. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve paralajmëruan se mes tjerash, këtë vit do të vazhdojë edhe gazifikimi i shtetit dhe ndërtimi i më shumë linjave hekurudhore. Goran Temenugov