Gjeloshaj: Joanikije të distancohet nga ata që kënduan për Kosovën

Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj.Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator.

Këto vargje mund të shihen në kontekstin e thirrjes për luftë, tha Gjeloshaj.

Deklarata e tij, e cila u transmetua nga mediat, u konfirmua të martën për Radion Evropa e Lirë nga zyra e tij.

“Unë e shoh këtë si abuzim me fenë, sepse nuk është më politikë. Kosova është shtet i pavarur. Për mua është e pakuptueshme që dikush nga kisha të thërrasë ushtrinë; domethënë, bën thirrje për luftë. Unë mendoj se ka elemente për hetimin e prokurorisë”, tha kryetari i Tuzit, komunë me shumicë shqiptare.

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, është shuguruar të dielën në qytetin e Cetinës.

Në mediat sociale është shfaqur një video që tregonte priftërinj dhe besimtarë në oborrin e brendshëm të Manastirit të Cetinës, duke kënduar një këngë që përmban vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Shugurimi i Joanikijes ka shkaktuar incidente edhe midis malazezëve dhe serbëve të Malit të Zi.

Cetina është qendra kulturore dhe historike e këtij vendi dhe simbol i identitetit shpirtëror dhe shtetëror për malazezët, por, në të njëjtën kohë, qyteti është seli e Mitropolisë së Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

rel

Policia në Mal të Zi ka përdorur gaz lotsjellës kundër disa protestuesve që kundërshtonin shugurimin e kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, 5 shtator, 2021.Presidenca e Kosovës: Kisha s’ka hequr dorë nga veprimet luftënxitëse

Kisha Ortodokse Serbe nuk ka hequr dorë nga “diskursi i regjimit të Millosheviqit” e as nga “veprimet luftënxitëse të viteve të 90-ta”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një reagim për ngjarjet e fundjavës në Mal të Zi.

Të dielën, në qytetin e Cetinës është shuguruar kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Ngjarja ka shkaktuar incidente dhe tensione të larta midis malazezëve dhe serbëve të këtij vendi.

Cetina është qendra kulturore dhe historike e Malit të Zi dhe simbol i identitetit shpirtëror dhe shtetëror për malazezët, por, në të njëjtën kohë, qyteti është seli e Mitropolisë së Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Gjatë ceremonisë së shugurimit të Joanikijes janë dëgjuar edhe këngë nacionaliste për Kosovën.

Në një reagim dërguar Radios Evropa e Lirë, Kupina tha se “këndimi i këngëve me motive nacional-shoviniste, me thirrje të hapur kundrejt Kosovës, është një praktikë e hershme, por që ka marrë fund më 1999”.

“Është paradoksale që në shekullin XXI, Kisha Ortodokse Serbe ende propagon ide serbomëdha të politikës së vjetër të Beogradit”.

“Republika e Kosovës është shtet i pavarur, i njohur ndërkombëtarisht që e ka ushtrinë e vet dhe institucionet e tjera të sigurisë”, tha mes tjerash Kupina.

Ndaj ngjarjeve në Mal të Zi ka reaguar edhe komuniteti ndërkombëtar, duke bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje.

rel

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>