Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoni sot ka shpallur rezultatet e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe ekonomive familjare.
Sipas rezultateve, nga popullsia e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, 54.21% janë deklaruar maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34% rom, 0.44% vlleh, 1.18% serb dhe të tjerë.
Janë regjistruar gjithsejë 2. 097 319 persona, shkruan Alsat.
Rezident: 1. 836 713
Jo rezident: 260 606
Nga numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar:
54, 21 për qind maqedonas
29.52 për qind shqiptarë
3.98 për qind turq
2, 34 për qind rom
1.18 për qind serb
0.87 për qind boshnjak
0.44 për qind vlleh
Nga numri rezident:
Maqedonas 58.44%
Shqiptarë 24.03 %
Turq 3.86 %
Romë 2.53%
Vlleh 0.47 %
Serb 1.3%
Boshnjak 0.87 %
Nga numri jo-rezident
Maqedonas 24.45%
Shqiptarë 66.36 %
Turq 4.79%
Romë 1.02%
Vlleh 0,19%
Serb 0.35%
Boshnjak 0.81 %
Drejtori i ESHS-së Apostoll Simovski, në fjalimin e tij tha se me sukses është zbatuar regjistrimi i popullsisë.
“Ekipi i regjistruesve tregoi se mund dhe dijmë të kryejmë operacione profesionale. Nëse regjistrimet e mëparshme janë dashur vite, dhe më shumë njerëz, këtë herë kemi tejkaluar të gjitha parashikimet”, tha Simovski.
Ndërsa zv.drejtori i ESHS-së Ilmi Selami, tha se është bërë punë e madhe me procesin e regjistrimit, duke pasur parasysh pengesat që kanë hasur. Ai gjithashtu ta se është bërë punë e shkëlqyer me regjistrimin e diasporës./Telegrafi/
Para disa ditëve Z-ri Zijadin Sela (Kryetari i Aleancave) deklaroi se Shqiptaret në Maqedoni janë 34%, pa dhënë sqarime se prej nga burojnë këta rezulltate (prej çajtores në Livadhi ose muhabeteve nëpër kafene). Ai u detyrohet shqiptarëve të sqaroj, gjegjësisht të vërtetoj me fakte këtë deklaratë sepse përndryshe del përsëris joserioz si para faktorit të brendshëm ashtu edhe atij të jashtëm.