Sa më afër Ekuatorit aq më shumëngjyrësh

Parku Nacional PeruShpendët që jetojnë më afër Ekuatorit janë më shumëngjyrësh se ata që jetojnë në afërsi të poleve.

 

Ideja origjinale e Çarls Darvinit se sa më tepër i afrohemi Ekuatorit aq më me ngjyra janë shpendët është mbështetur së fundi nga një studim i ri.

Shkencëtarët, të cilët studiuan fotot e më shumë se 24,000 shpendëve, zbuluan se ata më afër Ekuatorit janë më shumëngjyrësh se shpendët që jetojnë më afër poleve.

KasuarFotot nga koleksioni i Muzeut të Historisë Natyrore të Mbretërisë së Bashkuar në Hertfordshire, u analizuan me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Darvini ishte një nga njerëzit e parë që popullarizoi teorinë e evolucionit – shkolla e mendimit që thotë se gjallesat ndryshojnë me kalimin e kohës dhe përshtaten, në mënyrë që të mbijetojnë në mjedisin e tyre.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>