Putin: Jo sulm, por rrethim i kombinatit të çelikut në Mariupol

autoblindRusia pretendon se ka vënë nën kontroll qytetin Mariupol. Presidenti rus Putin urdhëroi ndërkohë rrethimin dhe jo më sulm ndaj kombinatit të çelikut Azovstal,.

Sipas ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu trupat ruse kanë marrë portin strategjik ukrainas të Mariupolit. Shoigu e tha këtë gjatë një takimi me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, i cili u transmetua në televizionin shtetëror. Njësitë luftarake ukrainase që kanë mbetur janë strehuar në zonën industriale të fabrikës Azovstal, tha Shoigu.

Ai foli për më shumë se 2000 ushtarë ukrainas. Sipas autoriteteve ukrainase në ambientet nëntokësore të fabrikës së çelikut gjenden edhe të paktën 1000 civilë.

Jo sulm, por rrethim

Putin urdhëroi që fabrika e çelikut të mos sulmohet dhe e tërhoqi urdhërin përkatës që kishte dhënë më parë. Putini tha se zona duhet të rrethohet në mënyrë të tillë që “asnjë mizë të mos dalë jashtë” dhe u bëri thirrje njerëzve të strehuar në fabrikën e çelikut të dorëzonin armët. Putin tha se ushtarakët rusë të përfshirë në luftimet në Mariupol duhet të shpërblehen për suksesin dhe “çlirimin e Mariupolit”.

Një nga këshilltarët e presidentit të Ukrainës tha se Vladimir Putini e anuloi operacionin e planifikuar për të sulmuar fabrikën e çelikut Azovstal, sepse e di se nuk mund ta marrë kompleksin gjigant me forcë. “Ata fizikisht nuk mund ta marrin Azovstalin, ata e kanë kuptuar këtë, kanë pasur humbje të mëdha atje. Mbrojtësit tanë vazhdojnë ta mbajnë Azovstalin,” tha këshilltari Oleksiy Arestovych në një konferencë për shtyp.

dw

 

MariupolPse Rusia anuloi planin për të sulmuar fabrikën e çelikut në Mariupol?

Presidenti rus Vladimir Putin ka hequr të anuluar planet për të sulmuar fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port ukrainas të Mariupolit.

Në vend të kësaj, ai i tha ministrit të tij të mbrojtjes Sergei Shoigu se uzina – një kompleks i cili është ndër strehët e fundit të rëndësishme për forcat ukrainase në Mariupol – duhet të mbyllet dhe atyre brenda duhet t’u ofrohet edhe një herë mundësia për t’u dorëzuar.

Dhe një zyrtar ushtarak në pension i tha CNN të enjten se vendimi i Putinit “ushtarakisht … ka kuptim”, përcjell Telegrafi.

Duke folur për CNN, nënkoloneli në pension Daniel L. Davis tha: “Nuk ka asnjë kuptim që thjesht të shkosh pas çdo personi individual në atë kompleks labirint… Nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë”.

“E tëra çfarë ata duhet të bëjnë është thjesht ta mbajnë atë pjesë të fundit të rrethuar dhe praktikisht qyteti është tashmë i tyre”.

Fabrika aktualisht po strehon qindra ushtarë dhe civilë.

Pas përpjekjeve të shumta të dështuara për të krijuar korridore të sigurta, katër autobusë evakuimi arritën të largoheshin nga Mariupol të mërkurën, sipas zëvendëskryeministres ukrainase Iryna Vereshchuk.

“Edhe pse rusët nuk shkojnë pas tyre [trupave ukrainase brenda uzinës], sepse i kanë rrethuar, ata nuk mund të marrin as ushqim apo ujë, aq më pak municion”, shtoi Davis.

“Rreziku për ata ushtarë është se ata do të vdisnin ngadalë nëse nuk marrin ndihmë. Unë mendoj se ndoshta në orët ose ditët në vijim do të dëgjoni se për ata ka pasur ndonjë negociatë”.

Putin deklaroi të enjten se Mariupol ishte “çliruar”, por Shoigu tha se forcave ruse do t’u duheshin tre deri në katër ditë për të marrë nën kontroll uzinën e Azovstal.

Zyrtarët ukrainas kanë mohuar se qyteti juglindor ka rënë në duart e Rusisë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>