Osmani vazhdon të mos e thotë të vërtetën dhe të manipulojë popullin, sepse ajo që dëgjojmë në Sofja është se sigurisht që nuk do të ketë negociata. E vetmja gjë që mund të ndodhë është që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, tha kryetari i OBRM-PDUKMsë, Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes për deklaratën e ministrit të Jashtëm Osmani për marrëveshje të mundshme dhe fillimin e negociatave me BE-në.
Ai konsideron se konferenca e parë ndërqeveritare është “folklor, një ngjarje pa esencë”.
“Përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Maqedonisë do të fotografohen dhe këtu përfundon gjithçka. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të respektohet e gjithë korniza negociuese dhe ajo kornizë negociuese do të përfshijë kërkesat e Bullgarisë, duke përfshirë edhe ndërhyrjen në Kushtetutën e Maqedonisë”, tha Mickoski.
Ai theksoi se OBRM-PDUKM nuk do t’i mbështesë ato ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë, sepse kërkon 2/3, pikërisht sepse nuk ka garanci se do t’i mbyllë të gjitha çështjet e hapura ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe se deri në anëtarësimin e Maqedonisë në BE, nuk do të kemi më kërkesa nga politikanët e fqinjit tonë lindor.
Telegrafi