Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës në një konferencë për media, ka folur për dështimin e implementimit e udhërrëfyesit që buron nga marrëveshja për energjinë për veriun e arritur në Bruksel, për shtyrjen e takimit të Brukselit dhe tema të tjera.
”Nuk pritet të bëhet subvencionimi për energji në veri për dimrin që vjen. Të gjithë e kanë të qartë se nuk do të ketë subvencionim. Brukseli e ka evidentuar qasjen e Serbisë si fajtore për dështimin e implemenimit të udhërrëfyesit për energjinë në veri. ZRRE ka bërë për dy ditë licensinimin e kompanisë në veri, ndërsa, ata nuk e sollën as sot e kësaj dite listën e konsumatorëve. Ne presim reagimin e Brukselit për këtë çështje”, tha ai, raporton RTKlive.
Sipas tij Beogradi është në anën e kundërt të sjelljes sonë kreative dhe konstruktive. Kurti bëri me dije se këtë javë ka pasur të ndodh takim në nivelin e lartë, por ata po e shtyjnë. “Ata janë të cilit nuk po i përgjigjen bisedimeve të raportove midis neve”, tha ai.
I pari i qeverisë vlerësoi se duhet të rritet trysnia mbi Beogradin. “Neutraliteti është cinizëm, nuk mund të jetë mes zjarrit dhe zjarrëfiksvse, nuk mund të jesh neutral mes popullit ukrainas që po bënë luftë çlirimtare dhe Rusisë”, deklaroi ai. Sipas tij Serbia po zhagit krijimin e institucioneve demokratike dhe të mos konstituohet Kuvendi dhe qeveria e Serbisë.
Për ndryshimet legjislative, Kurti tha se kanë intervenuar tek çmimet që janë në interes të qytetarëve, kurse për projektligjin e pagave tha nuk është shtyrë për vitin e ardhshëm dhe se janë të interesuar ta shtyjmë përpara atë” , tha ai.
Kurti tha Serbia ka kryer krimet lufte dhe gjenocid ndaj popullit të Kosovës
Qeveria merr vendim për çmimet e larta të produkteve themelore
Qeveria e Kosovës ka shtuar në agjendën legjislative të këtij viti edhe Projektligjin për mbrojtjen e furnizimit me produkte themelore. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke arsyetuar hartimin e tij, tha duhet të ketë rregulla për të mbrojtur qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e ushqimit me produktet bazë.
Ai tha se i njëjti duhet të miratohet më së largu në muajin gusht të këtij viti.
“Të hartojmë rregulla për të mbrojtur qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme të sigurimit të ushqimit me produkte bazë”, tha ai. Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi edhe tri projektligje që prekin sektorin e sigurisë.
Kabineti qeveritar i dha dritë të gjelbër, Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për FSK-në dhe Projektligjit për Shërbimin në FSK.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 5.5 milionë euro për vazhdimin e mbështetjes për stafin shëndetësor në luftën kundër pandemisë COVID 19.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se stafi shëndetësor do të ketë pagë shtesë prej 10 për qind mbi pagën bazë në periudhën korrik-dhjetor 2022.
Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi mori vendim edhe për shpronësimin e pronave të paluajtshme shoqërore të cilat janë të nevojshme për ndërtimin e rrugës në pikën kufitare në Han tw Elezit, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
Krahas këtyre, Qeveria e emëroi edhe bordin e Ndërmarrjes Publike të Ujësjellësit Gjakova.“Urim Gashi do të jetë kryesues, ndërsa anëtarë, Arjaneta Nura, Vildane Maloku dhe Jeton Haxhijaha”, tha kryeministri Kurti.
Kurti: Dje ishte ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot në mbledhjen e qeverisë ka thënë se hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut shton përkushtimin për reforma në Ballkan.
Ai tha se dje ishte ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. “Ju uroj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ne i gëzohemi kësaj arritjeje”, tha ai .
Duke shtuar se hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkim Evropian, shton përkushtimin për reforma në Ballkanin Perëndimor, raporton RTK.
Ai në këtë mbledhje ka folur edhe për festivalin “Manifesta”, për çka tha se Kosova po hynë në hartën botërore kulturore.
Ndryshe në këtë mbledhje qeveria po shqyrton disa projektligje.
Qeverja po shyrton ndryshimin e disa projektligjeve si për FSK,për emrim të anëtarëve të bordit të ujësjellësit “Gjakova”, për ndarjet buxhetor për masën 4.1, shqyrtimin për shpronësim etj.
rtk