Prishtinë: Biseda të frytshme Lajҫak – Kurti

KurtiI dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe këshilltarët e posaçëm të Gjermanisë dhe të Francës për këtë dialog zhvilluan një takim me dyer të mbyllura me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

 

Mirosllav Lajҫak tha pas takimit se kishin folur rreth dy orë për “dialogun dhe dinamikën e re dhe mënyrën se si ta çojmë procesin përpara. Ishte një diskutim i thellë dhe i rëndësishëm.”

Lajҫaku nuk dha detaje të tjera pas takimit me kryeministrin Kurti, duke sqaruar “mund ta kuptoni se nuk mund të japim detaje, sepse të njëjtat diskutime do t’i kemi sot më vonë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq”.

 

Dialog parimor

Në një njoftim të zyrës së kryeministrit të Kosovës Albin kurti thuhet se ai u kishte thënë diplomatëve evropianö se “Kosova ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë” dhe ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”.

 

Dinamikë re

Në takim ishin të pranishëm edhe këshilltarët e Gjermanisë dhe Francës për dialogun Kosovë-Serbi,, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, të emëruar nga presidenti i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe ai i Francës, Emmanuel Macron, për të  ndihmuar Lajҫakun për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Treshja evropiane vazhdoi pas Prishtinës udhëtimin për në Beograd.

 

Scholz dhe Macron në unison

Me 04.09 kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, thanë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësore për Ballkanin Perëndimor. Dy udhëheqësit evropianë u dërguan letra me përmbajtje të ngjashme, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, nga të cilët kërkuan që të japin maksimumin  e tyre dhe të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Për kancelarin Scholz dhe presidentin Macron, “normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është i një rëndësie thelbësore për Bashkimin Evropian”.

dw (rtr, bbc, dpa, ap, afp)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>