Urime dita e analfabetëve të shkolluar – analfabetëve funksional!

flamuriNë vend të urimit për ditën e alfabetit, le të jetë kjo ditë, dita e analfabetëve funksional, të cilët fatkeqësisht janë shtuar shumë dhe shtohen dita – ditës.

Urime dita e analfabetëve të shkolluar – analfabetëve funksional, servilëve, pseudo intelektualëve, të cilët për një mirënjohje, janë në gjendje që të shesin edhe atë më elementaren, që fatkeqësisht si duket nuk e kanë pasur kurrë – DINJITETIN njerëzor, e sa për dinjitet intelektual –  profesional as që bëhet fjalë.

 

Turp, turp

A e dini se vetëm pak kilometra nga Manastiri i Alfabetit është komuna e Çashkës ku shqiptarët me regjistrimin e fundit dolën 50.77% (nga 35% me regj. e 2002), por nuk kanë shkollë shqipe.

 

Fëmijët shqiptarë në këtë komunë rurale arsimin fillor e ndjekin në gjuhën maqedone.

Po, po, në këtë 114 vjetor të Kongresit të Alfabetit, aty s’ka mësim shqip, por “kirilicë”

Po ashtu, mbi 100 nxënës shqiptarë shkollën e mesme e ndjekin në maqedonisht në komunën e afërt të Velesit. Në paralelen e vetme shqipe të gjimnazit të Velesit , mbi 70% e lëndëve ndiqen në maqedonisht.

Pra jo në gjuhën amtare që i’a garanton Kushtetuta

Ku ministri i Arsimit është shqiptar, në një Qeveri përplotë ministra e zvkryeministra shqiptarë…

A nuk është i mjerë dhe i dhimbshëm ky realitet, që vret të ardhmen e një fëmije shqiptar të kësaj treve

Çka festoni 22 Nëntorin

Para se të shkoni në Manastir, shkoni dhe shikoni në fytyrë fëmijët e Çashkës

Çfarë klase politike është kjo që merret me politika ditore dhe interesa meskine, nën maskën e €urointegrimeve

Një ditë do ju zë mallkimi i këtyre fëmijëve

Naser Pajaziti 

 

Situatës i bëjnë dëm intelektualët servilë

…„Tiranët, despotët, diktatorët nuk i bën të tillë natyra; nuk i bën të tillë i Madhi Zot. Jo. Tiranët, despotët, diktatorët i bëjnë të tillë servilët, lajkatarët, puthadorësit – kjo faunë rrëshqanësish njerëzorë, që aq shumë rrenën, mashtrimin dhe dhunën e ka frymëzuar dhe e ka bërë të mundshme në jetën tonë.

Pas rënies së komunizmit servilizmi ndaj pushtetit do të duhej të ishte komprometuar njëherë e përgjithshmonë në jetën tonë politike, kurse servilët, lajkatarët, puthadorësit, do të duhej të kishin marrë mësimin e duhur. Por, sikundër po shihet, jo vetëm prej servilizmit të intelektualit tonë, të shkencëtarit tonë, që shikoj dhe dëgjoj sot në televizion, … nuk ka ndodhur: as servilizmi nuk është komprometuar, as servilët, puthadorësit e të pushtetshmëve nuk kanë marrë mësimin e duhur, në sajë të të cilit do të duhej t’u drejtohej kurrizi aq shumë i përtokur.

Servilë, puthadorës, sot, ndoshta, mund të ketë pak më pak se në kohën e komunizmit, por aftësia e tyre për të servilizuar, për t’u përtokur është përsosur. E kuptueshme: sasia e djeshme e servilizmit ka sjellë cilësinë e sotme të servilizmit“..

Medet për ne!

Medet për mua!

Pesëdhjetë vjet bëj punë Sizifi: të gjitha betejat kundër servilizmit i kam humbur!

Shkolla jonë e servilizmit po tregohet shumë më ndikuese dhe shumë më e çmuar se vepra ime!

Pjesë të huazuara nga Rexhep Qosja

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>