Del plani i BE-së: Të pengohen emigrantët që hyjnë nga Ballkani!

EmigrantetPrej kohësh i shqetësuar nga vala në rritje e emigrantëve të paligjshëm që po vërshojnë sërish drejt vendeve të tij anëtare përmes Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Europian doli me një plan konkret për krizën.

 

Përmes kësaj rruge, sipas shifrave që disponon KE, vetëm në tetor hynë në shtetet e bllokut 22.000 klandestinë, 300% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Sipas plan-veprimit që synon përballjen me këtë fenomen, menaxhimi i kufijve me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të forcohet.

Po kështu, do të duhet të sigurohet qasje e shpejtë në sistemin e azilit, kapacitet për pranimin e refugjatëve, pastaj të luftohet trafikimi i migrantëve, të zbatohen marrëveshjet për ripranim dhe riatdhesim, si dhe të përshtatet regjimi i vizave i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor me atë të Bashkimit Evropian.

 

“E kemi bërë të qartë se është e një rëndësie kyce të kalohet në veprim. Plani parashtron 20 aksione konkrete që duhen ndërmarrë menjëherë për të ulur numrin e hyrjeve të paligjshme”- shprehet Margaritis Schinas, nënkryetar i KE-së.

BE e konsideron një problem serioz faktin që në vende si Serbia, disa shtetas të vendeve të treta mund të hyjnë pa viza, e pastaj ata vazhdojnë rrugën ilegale drejt Bashkimit Europian.

KE u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të përshtaten me politikën e vizave të BE-së. Në të kundërtën ka paralajmëruar se rrezikohet edhe liberalizimi i vizave që BE-ja ka me shumicën e shteteve të këtij rajoni.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>