Nё selinё e BE-sё nё Bruksel u konfirmua edhe zyrtarisht se nё fund tё kёsaj jave, Kosovën e Serbinë do ta vizitojë njё delegacion i kryesuar nga pёrfaqёsuesi i veçantё i BE-sё pёr dialog, Miroslav Lajçak.
“Unë mund tё konfirmoj se Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të udhëtojë në rajon këtë javë”, tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së.
“Kjo është në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të çuar përpara që dialogun e lehtёsuar nga BE-ja dhe nё emёr tё Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell”.
Stano ka thënë se emisari i veçantё do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë këtë të premte.
“Ai do të takohet me kryeministrin Kurti dhe më pas në Beograd do të takohet me Presidentin Vuçiq, për të diskutuar hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
“Dhe për këtë vizitë, emisari special i BE-së do të shoqërohet nga këshilltarët kryesorë për politikën e jashtme të presidentit francez, kancelarit gjerman dhe kryeministrit italian, si dhe Zëvendësndihmës Sekretari amerikan, Gabriel Escobar”.
Kjo vizitё po zhvillohet nё kuadёr tё vizitave qё janё bёrё kohёvё tё fundit nё rajon, e qё kanё pёr qёllim krijmin e kushteve pёr organizimin e raundit tё ri tё dialogut nё nivelin mё tё lartё politik.
Ndonёse akoma nuk ka datё tё caktuar pёr takimin e radhёs sё liderёve, zyrtarёt e Brukselit konfirmojnё se akoma kanё pёr qёllim qё njё takim i tillё tё zhvillohet gjatё kёtij muaji.
Ndёrkohё, ёshtё hera e parё qё delegacioni qё do vizitojë Prishtinёn dhe Beogradin, I bashkangjitet edhe njё diplomat nga Italia.
rtk