Ja, ky është dallimi, të jetosh në shtetin tënd, apo i mbajtur peng nga ca shpirt-shitur, në një krijesë artificiale, të huaj për ty siç është IRJM!
Shteti shqiptar, edhe përkundër problemeve të shumta, dëmshpërbleu para ca ditësh të përndjekurin e fundit politik, dhe kësaj kategorie që simbolizojnë ndërgjegjen dhe sakrificën e kombit për liri, ju dha zyrë me fonde të shtetit pikërisht në një godinë me një institucion të rëndësishëm siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit (siç shihet dhe nga fotografia e bashkëngjitur).
Ndërsa në IRJM, shteti në duart e sllavo-maqedonasve dëmshpërbleu një me një, vetëm sllavo-maqedonasit bullgarofil. Udhëheqësi i BDI-së, i cili shmangu burgun duke bërë pazare me sigurimin shtetëror të Jugosllavisë së atëhershme dhe duke ikur ne Zvicër, shmangu punën në atë shtet duke siguruar dokumentin se vuan nga sëmundja e Skizofrenisë, kurrë nuk përmendi të burgosurit politik në fjalimet e tija patetike, as në institucionet kur përfaqësonte shqiptarët e as jashtë saj. Grumbulloi rreth vetes të tjerë shpirt-shitur, në mes tyre bile edhe disa ish të burgosur politik, duke u dhënë pozicione dhe vende pune në shtet, të cilët, për një grushtë para, mbyllen gojën dhe injoruan vëllezërit e tyre të një gjaku që sakrifikuan jetën ose vite nga jeta e tyre për të mirën e përgjithshme.
Afrim Fanda