LUDVIG: ÇDOKUND HISTORIA INTERPRETOHET NGA KËNDVËSHTRIME TË NDRYSHME
Dallimet historike me Bullgarinë duhet të zgjidhen sipas shembullit të kompromisit që e kanë arritur më shumë vende në kontinentin evropian dhe në kontinente të tjera. Ambasadori i Republikës Çeke, vendi kryesues me Bashkimin Evropian, në panel diskutimin sot në Shkup e rekomandoi shembullin e katërshes së Vishegradit, bashkëpunimi i të cilave i vendosur që para anëtarësimit në BE, u ka ndihmuar Polonisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Hungarisë të kyçen në BE.
Kërcënimi për bombë të vendosur në hotelin Meriot në qendër të Shkupit, në mesditë, pjesërisht e pengoi agjendën e konferencës për tejkalimin e dallimeve me Bullgarinë, e organizuar nga organizata joqeveritare “Eurothink”. Megjithatë, Ambasadori i Republikës Çeke në vend, Jarosllav Ludvig, e ndau përvojën qendrore-evropiane për kontestet rreth historisë së përbashkët.
“Dëshiroj të theksoj se të dyja palët mund të kenë këndvështrime të ndryshme për historinë. Kjo gjithmonë është shumë e ndjeshme, sepse ka një histori por dy palë, këndvështrime të ndryshme. Kjo është kudo, edhe këtu në rajon, edhe në Evropën qendrore, por edhe në kontinentin amerikan. Kjo nuk do të thotë se këndvështrimi ynë është i vetmi, i përsosur, për këtë arsye duhet të inicohet dialogu, me përfshirjen e ekspertëve, që të arrihet kompromisi” – tha Jaroslav Ludvig, ambasador i Republikës Çeke.
Këshilltari në ambasadën e Kanadasë në Beograd, e cila i mbështet projektet për afrimin e Sofjes dhe Shkupit, vuri në dukje se në kontinentin e tij kontestet janë të hapura me popullatën indigjene, por dialogu nuk është ndërprerë.
“Vendi në të cilin ndërtojmë hekurudha, dikur ka qenë vend i dikujt. Indigjenët kanë pasur histori krejtësisht tjetër. Është e rëndësishme ta kthejmë pas historinë dhe ta shohim çfarë udhëkryqe ka pasur” – tha Morgan, ambasada e Kanadasë, Serbi.
Si shembull më të përshtatshëm për rrugën e përbashkët evropiane, ambasadori i Çekisë e vuri në dukje grupin e Vishegradit, bashkëpunim rajonal nëpër të cilin vendi i tij, por edhe Sllovakia, Hungaria dhe Polonia, në mënyrë të përbashkët u përgatitën për kyçje dhe bashkëpunim në Bashkimin Evropian.
klan