Nga llogaritë në emër tjetër te këngëtarët, aktorët apo bizneset, eksperti tregon se ku “fshihen” paratë e pista

Ervin KaramucoEksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Top Story, tregon se ku i fshehin paratë deputetët dhe ku i pastrojnë ato.

 

Disa nga metodat që përmend eksperti janë depozitat bankare në emër të dikujt tjetër, bankat offshore, bizneset e dorës së dytë, arti, kultura apo lojërat e fatit.

“SPAK-u ka përmbysur të gjitha metodat klasike, që ne kemi pasur për pastrim parash. Ato deklarata janë korrekte, por nuk i bëjnë vetë politikanët, kanë marrë madje edhe ekspertë ndërkombëtar për të analizuar se si realizohet pastrimi i parave, pra si pastrohet paraja.

Edhe nga trajnimet që ka bërë SPAK-u, zërat kryesorë deri më sot janë, e para depozitat që t’i nuk ke një numër llogarie bankare, por ke një depozitë në emrin e një personi të besuar, që fut gjëra me vlerë brenda. Ka të dhëna nga SPAK që i kanë futur paratë në këto depozita. Pra nuk ka një shifër po janë këto kasetat, i paguan një qira vjetore dhe i mban aty gjithë kohën.

Problemi qëndron edhe te offshore-t, bankat në Holandë, që janë kaluar në bankat offshore, që janë edhe në Karaibe dhe në Dubai, flitet që ka edhe përqindje në bankat e nivelit të dytë.

Kemi edhe ngurtësimin në flori. Ka një fenomen që nuk kuptohet në Shqipëri, në disa biznese hyjnë shumë pak njerëz, ndërkohë që faturimi është shumë i madh. Hetohet për pastrimin e produktit të veprës penale, sepse ti nuk e justifikon dot që nuk të hyn askush dhe ti faturon.

Po ashtu kemi edhe artin e kulturën, Kosova e bëri. Në Shqipëri ka aktorë, këngëtarë madje edhe filma që sponsorizohen nga persona që duan të pastrojnë produkte të veprave penale, edhe kjo po hetohet.

Tjetra është në noteri, unë marr hua nga dikush dhe them ja se po ia kthej gradualisht, ndërkohë që janë lekët e mia dhe kjo bëhet në mënyrë fiktive.

Dhe lojërat e fatit, ne i kemi pasur të ligjëruara, tani i kemi të paligjëruara dhe tani do ligjërohen prap. Janë justifikuar që i kanë fituar paratë në lojërat e fatit”, tha Karamuço.

 

Zbardhen pasuritë e zyrtarëve të lartë! Nga Rama, Berisha, te Majko, Shehu e Xhafaj, çfarë kanë deklaruar në ILDKPI

Emisioni “Top Story” i Grida Dumës në Top Channel ka publikuar dje pasuritë e disa prej zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë të vendit.

Sipas këtyre deklarimeve, rezulton se Rama, Berisha, Kryemadhi dhe Xhafaj kanë deklaruar të ardhurat nga paga si dhe apartamente në Tiranë.

Pasuritë

Majko: Pronari i një apartamenti 2+1, kredi për apartament 3+1, gjendja monetare cash është 200 mijë lekë nga të ardhurat, kredi bankare.

Berisha: Apartament në Tiranë; një bodrum në Tiranë, shtesë llogarie 100 mijë lekë; të ardhurat si deputet 200 mijë lekë.

Edi Rama: Pronar i një apartamenti në Tiranë, pronari i një studio artisti në Tiranë, bashkëpronar me bashkëshorten në Surrel.

Erion Braçe: Shtëpi banimi 89 m2, me hua; pronar 25% në një apartament 60 m2.

Tritan Shehu: Pronar i një prone 400 m2 në Kamëz, një apartament te Liqeni, pagesë e 4 kredive.

Monika Kryemadhi: Apartament 99 m2, apartament 72 m2, apartament 66 m2, apartment 202 m2, pronare e një njësie tregtare 60 m2, pronare e një garazhi 313 m2, apartament 94 m2, apartament 93 m2, apartament 317 m2 në Gjirin e Lalzit.

Fatmir Xhafaj: Apartament 150 m2 + 20 m2 garazh, apartment 120 m2, dyqan 200 m2. Gjendje cash, shitje automjeti.

 

“Berisha krijoi standart komunist”, Dudushi: E la shtëpinë pa rregulluar, donte të tregonte që është…

Gazetari Alban Dudushi, i ftuar në Top Story trajtoi raportin e pagës së funksionarit shtetëror dhe korrupsionit.

Paga e funksionarit shtetëror nuk e konkurron shpërblimin e korrupsionit, ky i fundit gjithmonë fiton mbi pagën. Ka ligje dhe ka ndërgjegje që e frenjojnë këtë histori. Funksionari shtetëror duhet të ketë dinjitet për veten e tij dhe familjen, prandaj janë gjithë bonuset që jepen, sepse ti ke vendosur të punosh në një vend qe pagat jepen në hirearki. Kur zgjedh të punosh për vokacion, o për të vjedhur, bazuar te pagat”, tha Dudushi.

Gazetari shpjegon se kjo ka nisur që me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili kur mori pushtetin, shtëpinë e tij e mbajti si në komunizëm, duke treguar që bënte një jetë normale.

“Ka një të keqe që ka nisur që ne 92’ që nis nga gjithëpërfshirësi zoti Berisha, i cili në momentin që u bë president tha ‘unë nuk nuk do shkoj te pallati i presidentit, por do rri te shtëpia ime, te rruga Fortuzi’ dhe te kjo rrugë që ndejti Berisha, vajtën njerëz dhe panë që ai nuk ndërroi banjot, kolltuqet, bufenë, siç bënë gjjthë te tjerët. Me këtë donte t’i tregonte shqiptarëve që ‘unë jam i thjeshtë’, por në fakt krijoi një standart komunist, se ne kishim ardhur në një sistem ku ne duam një jetë më të mirë, tha moderatori.

Sipas Dudushit, duhet të ketë një dinjitet në pagë, dhe kjo pagë e politikanëve duhet të jetë e lartë, për të ndier përgjegjësinë e punës që bëjnë, duke ulur kështu sadopak edhe korrupsionin.

“Stigmatizimi filloi këtu. Të gjithë populistët luftojnë me një gjë ‘ne nuk shpenzojmë para sepse ne mendojmë për popullin dhe ne jetojmë me pak’. Kjo është gënjeshtër e madhe, nëse nuk ka një dinjitet në pagë, nuk ka kuptim. Ka një hirearki kjo gjë. Dinjiteti i pagës është dinjiteti i shtetit. Rroga e politikanit duhet të jetë e lartë sepse ata janë aty për atë punë”, thekson gazetari.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>