Ziadin Sela: Kemi marrë iniciativë për shkarkimin e Taravarit, 106 vota “pro”, 1 “kundër” dhe 1 “abstenim”

KuvendiPasi tubimi i mbrëmshëm u vlerësua si puç ndaj partisë, Aleanca për Shqiptarët mbajti Kuvendin e 2-të në Shkup, ku nga 133 kuvendarë gjithsej ishin prezentë 108 kuvendarë.

 

Në konferencën për shtyp, kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas mbledhjes në Shkup, deklaroi se kanë marrë iniciativë për shkarkimin nga detyra të kryetarit të partisë Arben Taravari.

 

Sela njoftoi se iniciativa për shkarkimin është votuar me 106 vota “pro”, 1 “kundër” dhe 1 “abstenim”, ndërsa vendimi përfundimtar duhet të merret në Kongres të partisë që do të mbahet më 18 shkurt,

 

“Pas një debati të gjatë dhe votimit të kuvendit të partisë, u miratua një rezolutë për organizimin e një Kongresi të jashtëzakonshëm të Kuvendit Qendror të partisë, ku do të diskutohet dhe vendoset për kryetarin e ri të partisë”, theksoi Sela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>