Kuvendi i RMV-së sot duhet të vazhdojë seancën e 143-të e cila filloi të premten dhe pas gati një dite të tërë diskutimi u shkarkuan ministrat e Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.
Pas votimit në Kuvend me të cilin Mexhiti dhe Aliu u shkarkuan nga postet e tyre, që ndodhi rreth mesnatës së të premtes, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, njoftoi se seanca, në rendin e ditës së cilës është edhe zgjedhja e ministrave të rinj në këto dy ministri, do të vazhdonte të hënën, pra sot në orën 11:00.
Për pozitën e ministrit të Shëndetësisë është propozuar drejtori aktual i Spitalit Klinik në Tetovë, Ilir Demiri, ndërsa për Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajrami.