Dikur Patriotët i shërbenin kombit – luftonin kundër sulltanit, sot “patriotët” shfrytëzojnë kombin – i shërbejnë sulltanit …

Hasan Tahsini

Jemi një komb i veçantë, kemi gjuhën tonë të veçantë, ndaj duhet të jetojmë më vete, si gjithë kombet e tjera …

143-vjetori i vdekjes së Hasan Tahsinit (1811-1881)

Hoxhë Hasan Tahsini ishte intelektual aktiv. Ai ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll, i cili duke nisur nga viti 1867 përpiqej për shkrimin e gjuhës shqipe dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Veprimtar i Rilindjes Kombëtare, filozof dhe dijetar në fusha të ndryshme të shkencës, si astronomi, matematikë, psikologji etj. Lindi në fshatin Mina të Çamërisë (Sarandë), ku mori mësimet e para.

Vijoi shkollimin në një nga medresetë më të njohura të Stambollit. U caktua rektori i parë i Universitetit të porsahapur të Stambolli (1870). Veprimtaria e Hasan Tahsinit për përhapjen e diturive shkencore, që ishin në kundërshtim me qëndrimin e autoriteteve shtetërore e fetare të kohës, ra në sy; ai u shkarkua nga detyra e rektorit dhe u përzu nga Universiteti.

Hasan Tahsini qe një ndër veprimtarët më aktiv të Rilindjes Kombëtare. Qysh në vitin ’60, në bashkëpunim dhe me atdhetarë të tjerë, si Kostandin Kristoforidhi, filloi të mendojë dhe të veprojë për krijimin e shoqërive që do të punonin për përhapjen e diturisë midis Shqiptarëve dhe për hartimin e një alfabeti të ri të gjuhës shqipe. Hasan Tahsini u përndoq e u burgos për veprinë e tij atdhetare nga fanatikët e njerëzit me mendime prapanike, por ai nuk u largua nga bindjet shkencore dhe nga rruga e tij për zhvillimin e kulturës dhe për afirmimin e kërkesave kombëtare të shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>